LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skafi me 2 tonë drogë në Jon/ Nuk u nis nga Shqipëria, ja detajet

5 Shkurt 2017, 09:20, Aktualitet CNA

Detaje të reja janë zbardhur mbi skafin plot drogë të kapur në detin Jon. Policia e Shtetit deklaroi se janë peshuar deri tani rreth 1991 kg lëndë narkotike, si dhe është identifikuar njëri nga skafistët, identiteti i të cilit nuk jepet. Sipas policisë, dyshohet që skafi nuk është nisur nga Shqipëria, por një prej skafistëve është shqiptar.

?Vendi ku është identifikuar skafi është rreth 110 milje larg brigjeve shqiptare në jug të ishullit të Korfuzit. Deri ne këto momente nga hetimet dhe verifikimet e kryera nga policia shqiptare, greke dhe italiane nuk rezulton që skafi të jetë nisur nga Shqipëria. Njëri nga skafistet e identifikuar ka dale nga Shqipëria me 30.1.2017 nga PKk Kakavijë. Dyshohet se Skafi mund te ketë pikënisjeje edhe jashtë brigjeve shqiptare?, thuhet në njoftim.

Më tej, policia sqaron se nga analizimi i provave te sekuestruara rezulton se mënyra e ambalazhimit te thasëve, nuk është si ambalazhimi që bëhet në Shqipëri.

?Gjithashtu lënda narkotike e nisur nga Shqipëria, dhe që është sekuestruar nga policia italiane dhe ajo greke, në të gjitha rastet ka pasur shenja dalluese për ata qe do ta prisnin në mbërritje. Nisur nga koordinatat ku është identifikuar mjeti, distanca nga brigjet tona dhe dyshimeve te bazuara në prova, nuk është arritur në përfundimin që mjeti është nisur nga Shqipëria?, thuhet më tej.

Operacioni ndërkombëtar u zhvillua një ditë më parë mes tre policive, shqiptare, greke dhe italiane, si dhe Frontex, në detin Jon, ku u kapën rreth 2 tonë drogë./CityNews

Lajmet e fundit nga