Connect with Us

Kërcënon lideri shqiptar/ Erdhi dita ime, ja kur do shpërthejë bomba!

Aktualitet

Kërcënon lideri shqiptar/ Erdhi dita ime, ja kur do shpërthejë bomba!

Publikuar

-

Lideri i BDI, Ali Ahmeti, ka rrëfyer “sekretin” e bombës që la në Presidencë. Ahmeti tha se çelësin e kësaj bombe e ka marrë me vete dhe do ta shpërthejë kur të jetë koha. Ai “kërcënoi” se ka ardhur dita e tij dhe se populli do të dijë të vërtetën.

“Tani kohërat kanë ndryshuar. Sot më ka ardhur dita mua, ditë që e kam pritur, që populli të dijë të vërtetën. Ali Ahmeti nuk është i kapur dhe nuk është kriminel. Këto do t’i vërtetojë përmes rrugës së drejtësisë”, tha Ahmeti për “Top-Channel”.

Ai kërkon hetim për shumë ngjarje, që sipas tij, është akuzuar padrejtësisht. Ndërsa shton se deri më tani ka heshtur pasi ka qenë në qeveri./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Kërkesa e Opozitës jashtëparlamentare: OSBE/ODIHR të japë asistencë për gjetjen e një zgjidhjeje

Publikuar

-

Nga

Kërkesa e Opozitës jashtëparlamentare drejtuar Këshillit Politik: OSBE/ODIHR të japë asistencë për gjetjen e një zgjidhjeje mes palëve

Opozita jashtëparlamentare në Këshillin Politik ka dorëzuar ditën e sotme kërkesën për të marrë ekspertizën e OSBE-ODIHR, për dy çështje të cilat ka paerplasje me mazhorancën. Pasi ata kërkojnë hapjen 100% të listave dhe lejimin e koalicioneve parazgjedhore.

“Marrëveshja e 14 Janarit 2020 përmban një klauzolë themelore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes palëve. Sipas kësaj klauzole, në rast mosdakordësie për çështje të caktuara, do të kërkohet opinioni dhe asistenca nga ekspertiza ndërkombëtare e OSBE/ODIHR, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme. Kjo pikë përcakton qartë që në Këshill kriteri themelor është konsensusi dhe se çdo zgjidhje duhet te jetë e pranueshme nga palët. Kjo klauzolë mundëson marrjen e opinionit dhe ndihmës së specializuar mbi çështjet e debatuara përpara se ato të draftohen bashkërisht me consensus”, shkruajnë përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare.

Sipas tyre propozimi i Partisë Socialiste për  ndryshimin e mekanizmit të garimit zgjedhor është I njëanshëm dhe  i papranueshëm për Opozitën, sepse ai ndryshon rregullat bazë të garimit dhe shpërndarjes së mandateve të mbledhura në garën zgjedhore, pa shkak të ligjshëm dhe vetëm 4 muaj para fillimit të regjistrimit të subjekteve zgjedhore.



“Argumenti i Partisë Socialiste se ndryshimet e njëanshme kushtetuese të 30 Korrikut, diktojnë ndërhyrjen në Kodin Zgjedhor në lidhje me formulën e koalicioneve dhe atë të shpërndarjes së mandateve, është tërësisht i pabazë. Këto ndryshime nuk kanë hequr nga Kushtetuta koalicionin si formë organizimi politik në garën zgjedhore. Kjo formë vazhdon të mbetet në fuqi në Kushtetutë. Formulimet e Kodit Zgjedhor në fuqi, përfshirë ato të dakordësuara mbi bazën e marrëveshjes së 5 qershorit 2020 dhe të miratuara më 23 Korrik, janë plotësisht në përputhje me Kushtetutën dhe standartet e OSBE-së dhe Këshillit të Europës” shkuhet më tej nga përfaqësuesit e opozitës.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet në universitete/ Kërcënohet një tjetër kandidat

LEXO EDHE:  Panik në Maqedoni / 44-vjeçari kërcënon se do të hedhë bombë në mitingun e Zaev

Përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, shkruajnë se “në emër të Opozitës kërkojmë që Këshilli Politik t’i kërkojë zyrtarisht OSBE/ODIHR-it asistencë për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme për palët, në përputhje me standartet e OSBE-ODIHR dhe Këshillit të Europës për zgjedhje të lira dhe demokratike”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zbardhet formula e Ramës për Kodin Zgjedhor/ Lista 100 % të hapura, ku fshihet dhe hilja e ndryshimeve

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Rama tek selia e PS

Zbardhet  formula e kryeministrit Edi Rama se si do të bëhet shpërndarja e deputetëve tashmë me lista të hapura.

Së pari, siç thuhet në dokumentin e lexuar nga gazetarja e ABC Neës, Esiona Konomi, votuesi do të zgjedhë partinë dhe më pas do të shënojë me kryq vetëm një nga kandidatët që do të ofrojë partia në fjalë.

Por këta kandidatë, do të jenë renditur nga kryetari sipas preferencës së tij, preferencë e cila do të jetë përcaktuese kur të shpallet lista e deputetëve fitues.

Pra, lista do të jetë parimisht 100 % e hapur.

Pasi të mbyllet votimi, si fillim do të bëhet numërimi i votave për partitë, duke llogaritur se sa mandate fiton secila.

Pastaj do të llogaritet se kush janë emrat fitues për atë parti.

Por si do të bëhet kjo llogari? Këtu fshihet dhe hilja e këtyre ndryshimeve, të cilat tregojnë se emrat e renditur nga kryetari i partisë në fillim të listës janë të mbrojtur dhe me shanse të larta për të fituar.

Për shembull marrim qarkun e Shkodrës që ka gjithsej 11 mandate dhe çdo parti ka dorëzuar një listë me nga 11 kandidatë të renditur me preferencë kryetari e jo me short apo rend alfabetik.

Nëse Partia Socialiste në qarkun Shkodër ka marrë 50 000 vota dhe ka fituar përmes tyre 5 mandate, llogaritet se një mandat deputeti korrespondon me 10 mijë vota.



Deri në këto momente  fitues llogariten 5 kandidatët që kryetari i partisë ka renditur të parët.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet në universitete/ Kërcënohet një tjetër kandidat

LEXO EDHE:  Denoncimi/Ilir Meta më ka kërcënuar, por më ka përballë derisa t’a nxjerr nga politika

Sipas Abc news, renditja mund të prishet vetëm nëse poshtë vijës së kuqe ka kandidatë që janë votuar më shumë se sa ata që janë sipër vijës.

Po kjo nuk mjafton. Përveçse më të votuar, emrat poshtë vijës që të kalojnë në listën fituese duhet të kenë kaluar dhe pragun e votave mesatare. (Në rastin e shembullit tonë duhet të kenë marrë të paktën 10 001 vota).

Në këtë rast, kandidati kalon në listën fituese duke spostuar emrin e fundit të renditur nga partia në pjesën fituese (gjithnjë nëse është më i votuar se sa ai). Pra sipas këtij shembulli, digjet i rendituri i 5-ti. Tjetri sposton të 4-tin, e me radhë.

Pra emrat e votuar më shumë se mesatarja që janë poshtë vijës së kuqe, “vrasin” me radhë nga fundi të preferuarit e kryetarit. Kjo bën që të renditurit në fillim ta kenë thuajse të garantuar fitoren, raporton abcneës.al.

Një grua brenda listës preferenciale nuk mund të spostohet nga një kandidat burrë, por vetëm nëse një kandidate grua poshtë vijës së kuqe ka më shumë se numri mesatar i votave me të cilin partia në fjalë ka fituar një mandat.

Në këtë mënyrë, socialistët i japin zgjidhje edhe “merakut” të tyre për barazinë gjinore.

Ngelet për tu parë nëse kjo formulë e shkruar nga mazhoranca do të pësojë ose jo ndryshime gjatë tryezës së negociatave në Këshillin Politik.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Surprizon kryeministri Zaev/ Greqia e gatshme për t’i ofruar Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut vaksinën e COVID-19

Publikuar

-

Nga

Zaev

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev ka treguar  se kryeminstri grek, Kyriakos Mitsotakis është treguar i gatshëm për të ofruar vaksinën e COVID-19  Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Greqia nëpërmjet BE do të marrë vaksinën ndaj COVID-19 e krijuar nga Universiteti i Oksfordit në fund të këtij viti. Por tashmë BE ka dhënë mundësinë që vendet partnere, jo në BE mund ta përfitojnë në rast se u jepet si donacion nga vendet e BE, u shitet prej tyre, ose ua jep vetë OBSH.



“Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis u tregua i gatshëm që Greqi, si vend anëtar i BE të ofrojë vaksinën kundër covid-19 Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore, pasi vaksina do arrijë fillimisht në vendet anëtare e më pas tek kandidatët për integrim. Për mua, kjo deklaratë është një provë e miqësisë së mirë”. – tha Zaev.

LEXO TE PLOTE