LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Adriatik Llalla, deputeti i LSI-së?!

4 Shkurt 2017, 11:01, Aktualitet CNA

Kryeprokurori i Përgjithsëm, ka filluar një debat të fortë ditët e fundit me ambasadorin e  SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu. Debatet duhet të jenë në thelb për Reformën në Drejtësi. Veprimet e Llallës, por edhe disa ndërhyrje tek Prokurori i Përgjithshëm.

Ambasadori ishte i drejtëpërdrejtë, pas një procedure të ndjekur nga Llalla, duke çuar për tre vende, vetëm tre emra në zgjidhjen e anëtarit të KED. Lu e quajti proces korruptiv, që në fakt të çosh tre emra, për tre vende është si ti emërosh ata. Pa folur se kush janë këta, tre persona të përfolur publikisht për lidhjet e tyre shumë-shumë afër të Adriatik Llallës.

Kryeprokurori u përgjigj me gjuhën e Ilir Metës, i cili çuditërisht kohët e fundit ka marrë në dorë flamurit e anti-Sorosit. Megjithëse është njeriu që ka mbështetur dhe mbajtur në këmbë njerëzit e Sorosit në Shqipëri.

Dje në mbrëmje, Ilir Meta doli vetë të fliste, nuk e nxori Adriatik Llallën në konferencë shtypi. Ai mori në mbrojtje kryeprokurorin e Republikës, duke dalë hapur kundër qëndrimeve të ambasadorit. Ai mori përsipër ta quante të ndershëm procesin dhe jo të korruptuar siç e quajti Lu.

Ilir Meta dje tregoi se Llalla kishte vepruar me mendje urdhërin apo këshillën e tij, por publikisht dje u thanë në mënyrë zyrtare se Adriatik Llalla është njeriu i kreut të Kuvendit. Dje u faktuan të gjitha akuzat që hidheshin tek Adriatik Lllalla, për përdorimin e tij nga Ilir Meta. Prokurori ndoshta padashje, Ilir Meta nga delirantizmi, treguan se ishin një dyshe e pandarë. Kjo për faktin se kreu i Kuvendit, sipas Kushtetutës, nuk është përgjegjës për Prokurorin e Përgjithshëm. Ai emërohet  dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës.

Dje Meta bëri dhe foli si president, apo si shefi ?shpirtëror? i  Adriatik Llallës.  Kjo e dyta duhet të jetë shpresa dhe e vërteta e kryeprokurorit, i cili së shpejti mund të jetë deputeti i LSI.

Në rast se Llalla largohet nga detyra pas përpasjeve me ambasadorin amerikan, ai mund të jetë një nga kandidatët kryesorë për deputet të LSI në Elbasan, ose në Tiranë. Diku i dyti pas Ilir Metës, pikërisht aty ku LSI shpreson të ketë më shumë se një mandat.

Metës i duhet Adriatik Llalla, ashtu siç i  është dashur një Nasip Naço, apo një tjetër prokuror si Spartak Braho, e kështu me radhë. Pasioni i politikës tonë për prokurorët, është i madh. /CityNews

Lajmet e fundit nga