LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Washington Post”/ Si u përplas Kryeprokurori i Shqipërisë me ambasadorin e SHBA

3 Shkurt 2017, 09:48, Aktualitet CNA

Prestigjiozja amerikane ?Washington Post? i ka kushtuar një hapësirë të veçantë përplasjes mes kryeprokurorit shqiptar, Adriatik Llalla, dhe ambasadorit të SHBA, Donald Lu.

?Washington Post? shkruan për një konfrontim të ashpër flakë për flakë mes dy zyrtarëve të lartë. Shkrimi nis me titullin ?Kryeprokurori shqiptar konfrontohet me ambasadorin e SHBA?, duke renditur më pas të gjitha akuzat nga kundërakuzat mes Donald Lu dhe Adriatik Llallës.

Duke u ndalur te vizat, ?Washintgon Post? shkruan se ambasada e SHBA hoqi disa viza një javë më parë, por nuk dha emra. Ndërsa, sipas saj, Llalla e pranoi se ishte në shënjestër.
?Llalla pranoi se ai dhe gruaja e tij ishin në mesin e atyre në shënjestër për heqjen e vizave?, thuhet në artikull.

Më tej, shkruhet për reformën në drejtësi, ku thuhet se organet gjyqësore po zgjedhin institucionet e tyre ekzekutive.
?Organet gjyqësore janë duke zgjedhur institucionet e tyre ekzekutive. Por partitë e opozitës dhe disa shoqata të gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë kundërshtuar ashpër fillimin e vonuar të reformës. BE-ja do rezultate të prekshme para se të vendosë për hapjen e negociatave për anëtarësim. Shqipërisë iu dha statusi i kandidatit të BE-së në vitin 2014?, vijon më tej shkrimi./CityNews

Lajmet e fundit nga