LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të shtëna në Paris/ Evakuohet muzeu, policia qëllon sulmuesin

3 Shkurt 2017, 10:23, Aktualitet CNA

Një roje i muzeut të Luvrit në Paris ka qëlluar dhe plagosur rëndë një person, i cili mbante në dorë një thikë dhe bërtiste ?Allahu Ekber?, ka theksuar policia.

Sulmuesi është përpjekur të hyjë në një zonë nëntokësore, zonë biznesi jashtë muzeut.  BBC raporton se ai mbante një çantë shpine, por nuk është gjetur ende eksploziv.
Një operacion i madh i sigurisë është në proces dhe ministria e brendshme ka përshkruar situatën si ?të rëndë”.
Louvre është evakuuar. Policia thotë se ushtari qëlloi pesë herë mbi një person, i cili ishte duke tundur një hanxhar./CityNews

Lajmet e fundit nga