LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Popullimi/ Tahiri nga Durrësi: Deklaroni adresat, ndryshe ...!

3 Shkurt 2017, 09:55, Aktualitet CNA

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, zhvilloi sot një takim me pushtetin vendor në qytetin e Durrësit. Gjatë këtij takimi, ministri Tahiri shpjegoi procesin e Popullimit.

Takimi u zhvillua tek Universiteti ?Aleksandër Moisiu?, ku Tahiri sqaroi se procesi i popullimit është i domosdoshëm për të ndërtuar Shqipërinë e gjeneratës tjetër.

Ai theksoi se do nuk pranojnë asnjë pengesë për të bërë Shqipërinë që duhet.

?Shqiperia e llafeve ka nevoje per injorance dhe erresise qe te mbijetoje, por ne nuk pajtohemi me kete. Procesi i popullimit eshte i domosdoshem per te ndertuar Shqiperine e Gjenerates tjetër. Duam nje Shqiperi ku pushtetaret japin llogari per cfare bëjnë, jo cfare flasin. Lutje per gjithe qytetaret, te deklarojne adresen permanente. Nese nuk e deklarojne adresen do ta beje shteti me penalitet. Te vendosur per ta nxjerre pjesen e Shqiperise qe eshte ne erresire, ne drite. Te mos kete me qytetare qe nuk votojne se nuk kane emrin ne listen e votimit. Nuk do pranojme asnje pengese per te bere Shqiperine qe duhet?, tha ministri Tahiri./CityNews

Lajmet e fundit nga