LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese letër Donald Lu/ Pse ia hoqët vizën gjyqtarit Imeraj?

3 Shkurt 2017, 14:33, Aktualitet CNA

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, i është drejtuar me një shkresë zyrtare ambasadës amerikane në Tiranë.

Dedja i shkruan ambasadës për revokimin e vizës anëtarit të kësaj gjykate, Besnik Imeraj. Letra iu është dërguar edhe Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, dhe Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.

Në letrën drejtuar zyrtarëve, kryetari Dedja shprehet se gjyqtari Besnik Imeraj ka pasur vizë amerikane të vlefshme deri më 2018 dhe se ajo i është pezulluar për arsye të panjohura më 26 janar.

Ai i kërkon ambasadës amerikane që, brenda kuadrit ligjor, ta informojë Gjykatën për arsyet e heqjes së vizës./CityNews

Lajmet e fundit nga