LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Artan Hoxha “këshillon” Adriatik Llallën/ Arresto popullin, jo politikanët

3 Shkurt 2017, 10:30, Aktualitet CNA

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar me ironi përplasjen mes ambasadorit Donald Lu dhe kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Në një reagim në rrjetet sociale, Hoxha shprehet se kryeprokurori nuk mund të arrestojë politikanët që e kanë sjellë aty. Ai shkruan me ironi se Llalla është aty për të arrestuar popullin dhe për këtë nuk i bën njeri presion.

Ndërsa, shton se popullit ai mund t?i marrë dhe ndonjë bakshish për t?i nxjerrë nga burgu, kurse politikanëve s?ka çfarë iu merr se e marrin në qafë!

Ja çfarë shkruan Artan Hoxha:

Mbahu Tiku, mos e ha presionin….
Ka te drejte kryeprokurori, ambasadoret e huaj i kane bere shantazh te madh, i kane kerkuar te arrestoje politikane te nivelit te larte te korruptuar ose te inkriminuar. Po si mund ta pranoje kete shantazh xhanem, si mund te arrestoje keta flori politikane qe mezi i kemi!!!! Bah, po ku kemi politikane te korruptuar dhe te inkriminuar ne!!! Ku marrin gje ata me zor, thjeshte cfare u dhuron populli vet. Po kthehet dhurata mbrapsht!!!! Mos na zhgenje Tiku, mos u terhiq!!!! C’te duhet ty te arrestosh politikanet qe te kane sjelle aty!! Ti je aty per te arrestuar popullin, aty me rri, popullit mos ja ndaj prangat se per te nuk te ben njeri shantazh….
Ja per shembull, pse budalla je ti te arrestosh kryeministra, ministra apo familjaret e tyre qe kane grabitur dhjetera milione euro nga OSHEE?!!! Kurse popullin hallexhi qe s’ka kokerr leku te paguaje 50 mije leke te vjetra per dritat, e plas brenda si qen bir qeni qe eshte dhe s’te thote njeri plac. Mire ja ben ketij qerrata populli se ashtu e meriton, merrja shpirtin, shtrengoja lakun… vetem politikanet mos i prek, aman mos i nga se mezi i kemi. Lere c’thone ambasadoret, ata aq dine aq bejne….
Jo per gje, por popullit i merr dhe ndonje bakshish ta nxjerresh nga burgu, politikaneve s’ke cfare u merr se te marrin ne qafe. Ja pra, se nuk e ha presionin e ambasadoreve prokurori, i kemi burgjet plot me popull…./CityNews

Lajmet e fundit nga