LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video- Kapet 26 kg drogë në Kapshticë/ Arrestohet 61-vjeçari

2 Shkurt 2017, 15:20, Aktualitet CNA

Policia Kufitare e Kapshticës ka goditur një  rast të ?Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike?.

Burime nga policia bëjnë me diej se janë sekuestruar 5 pako me peshë 26,3 KG lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva.

Të njëjtat burime theksuan se është arrestuar  në flagrancë poseduesi i lëndës, shtetasi Idris Mani, 61 vjeç, banues në Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të detajuar të ushtruar në vijën e dytë nga shërbimet e Policisë Kufitare, (në dalje të Republikës së Shqipërisë) automjetit tip ?Benz ML? me targa AA211NY, të cilin ky shtetas drejtonte, në një vend të modifikuar në pjesën e tavanit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 (pesë) pako të mbështjella me letër natriban  me peshë 26,3 KG  lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva.

Nga veprimet hetimore të kryera, si edhe marrja e deklarimeve rezulton se shtetasi i mësipërm kishte si destinacion shtetin Grek.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale.

Lajmet e fundit nga