LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Numri 71 fut në “sherr” socialistët/Dade kundër Ramës: FRD-PDIU jo të majta!

2 Shkurt 2017, 09:59, Aktualitet CNA

Numri 71 i Ilir Metës se ka përplasur ashpër socialistët. Një ditë pasi Meta sfidoi dy partitë më të mëdha në vend, PS dhe PD, se nëse ata do kishin 71 mandate më 19 qershor, LSI do të dilte e vetme në zgjedhje, pasi sipas tij, kjo forcë politike nuk është shtojcë.

Por, një ditë më pas, kryeministri Edi Rama do t?i përgjigjej Metës, duke thënë se PS i fiton zgjedhjet edhe pa LSI, duke kthyer sytë nga PDIU dhe FRD.

Kjo deklaratë e Ramës ka revoltuar një ndër deputetet më të vjetra të PS, Arta Dade. Kjo e fundit ka dalë kundër kreut të PS, duke u shprehur se FRD dhe PDIU nuk i përkasin të majtës.

?Sa i përket situatës në koalicion, FRD dhe PDIU janë dy forca politike, të cilat nuk i përkasin të majtës. Nuk jam kundër koalicioneve përtej së majtës, por zakonisht koalicione të tilla kanë dështuar?, ka deklaruar dje Arta Dade gjatë një interviste televizive./CityNews

Lajmet e fundit nga