LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Në celularin e Ramës ka mesazhe të Balilit, Dritan Dajtit, Lul Berishës

2 Shkurt 2017, 12:22, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri Berisha e ka cilësuar Ramën si një bandit që ka thyer Kushtetutën. Me një revoltë të hapur, gjatë fjalës në foltoren e Kuvendit, Berisha tha se kreu i qeverisë  është kreu i bandave, ndërsa nuk ka lënë pas edhe Olsi  Ramën. Berisha vijoi edhe më tej me denoncimet, duke thënë së në celularin e Ramës ka mesazhe nga Balili, Dritan Dajti e Lul Berisha.

“Por më e madhe është fatkeqësia, po ta fshehësh sesa po ta denoncosh një realitet të tillë. Këta që shihni mbrapa, këta s’janë gje tjetër veçse banda kriminale. Këta janë kreu i kësaj organizate kriminale, që udhëheq bandikrotacinë. Por kjo do dhe argumenta.

S’ka guxim të paraqitet në këtë sallë, që ikën i’a mbath, sepse këtu është gracka ku shpirti kapet prej fyti, i përplaset surati të gjitha ato që bën. Edi Rama ka një vlla, quhet Olsi Rama. Qytetar shqiptar dhe emerikan. Kur denoncova në këtë Parlament dhe u kthye për afera dhe trafiqe, asnjë prej jush nuk ma mer mendja se e besoi. Por informacioni e kisha nga një anëtar i grupit te tij në Boston.

Olsi Rama, këtu kam me data, me fotografi me çdo gjë të Olsi Ramës. Me makinën  e kreut të grupit të kokainës. Së bashku me një ndrikull që punon diku në federatën shqiptare të futbollit. Kjo makinë është gjetur nga Prokuroria e Shtetit si një makinë e përshtatur për transportin e kokainës, kjo foristradë është përshtatur për transportin e kokainës. Kush të dojë i ka këtu të gjitha hyrjet dhe daljet e vëllaut të kryeministrit, Olsi Ramës.

Të gjitha, ka një komunikim konstant me këtë bandë nga vetë kryeministri. Kreu i qeverisë është edhe kreu banditi sepse kësaj radhe, jo unë, por një ministër i përgjegjshëm në detyrën e tij e akuzon se fallsifikon mbledhjet e qeverisë. E Akuzon se ka mbledh qeverinë, duke i patur shumicën e ministrave jashtë shteti. Vetëm një bandit mund ti lejojë vetes të thyjë Kushtetutën. Për banditin nuk ka Kushtetutë. Edi Rama është kreu i bazave. A ka kryeministër sot në Euerope qe e ka te mbushur cel me mesazhe të Balilit, me mesaze të Dritan Dajtit, të Lul Berishës, madje duke u zotuar. Këto janë absolute të vërteta dhe mos kini merak se do të dalin një e nga një në dritën e diellit”, tha Berisha. /CityNews

 

Lajmet e fundit nga