LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hakerat në Holandë, votat do numërohen me dorë

2 Shkurt 2017, 10:53, Kosova & Bota CNA

Për shkak të rrezikut nga sulmet kibernetike, raportohet se të gjitha votat në zgjedhjet e muajit të ardhshëm në Holandë, do të numërohen me dorë. Ky ka qënë vendimi i marrë nga qeveria holandeze, pas raporteve se programet kompjuterike që përdoren për të nxjerrë rezultatet në nivel rajonal dhe kombëtar, mund të mos jenë të sigurta.

Agjencitë e inteligjencës kanë paralajmëruar se zgjedhjet e këtij viti në Francë, Gjermani dhe Holandë mund të jenë të cenueshme nga manipulimet prej aktorëve të jashtëm, përfshirë Rusinë. Holanda do të zhvillojë zgjedhje te përgjithshme më 15 mars, të parat në një vit thelbësor zgjedhor në qendër në BE. /CityNews

 

Lajmet e fundit nga