LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Drejt Kukësit me 20 kg drogë/Arrestohen dy të rinjtë (Emrat)

2 Shkurt 2017, 07:56, Aktualitet CNA

Policia e Kukësit arrestoi sot dy të rinj, pasi u kapën duke transportuar 20 kg lëndë narkotike. Mësohet se janë vënë në pranga shtetasit Gjergj Keli, 29 vjeç, banues në Ujshtrezë, Mirditë, dhe Qemal Kuqi, 28 vjeç, banues në Laç. Arrestimet janë bërë gjatë operacionit “Mesjava”.

Arrestimi i këtyre personave është bërë pasi, në afërsi të spitalit Rajonal Kukës, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip ?Benz?, me targë AA 120 LM, në pjesën e bagazhit, u gjetën dhe u sekuestruan 20 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 20 kg lëndë narkotike kanabis sariva si dhe u bllokua automjeti tip ?Benz?, me targa AA 120 LM.
Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Kukësit, për ?Prodhim dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim?./CityNews

Lajmet e fundit nga