LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhunonte djalin i dehur/ Arrestohet babai në Vlorë

2 Shkurt 2017, 08:57, Aktualitet CNA

Një 58-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Vlorës, pasi akuzohet për dhunë në familje. Mësohet se Tofik Isufi, banues në Vlorë, ka dhunuar fizikisht djalin e tij.

Policia ka bërë kapjen e këtij shtetasi në banesën e tij në lagjen ?15 Tetori? mbi bazën e kallëzimit të bërë nga djali, shtetasi D. I., 27 vjeç, se ditën e djeshme, babai i tij duke qenë në gjendje të dehur, e kishte kanosur dhe goditur me sende të forta pranë banesës së tyre.

Veprime këto të cilat i kishte të përsëritura edhe më parë./CityNews

Lajmet e fundit nga