LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deklarata e fortë e Donald Lu/Këta politikanë do vjedhin zgjedhjet

2 Shkurt 2017, 08:49, Aktualitet CNA

Ambasadori i SHBA, Donald Lu, kritikoi ashpër politikën shqiptare. Lu hodhi dyshime mbi zgjedhjet e 18 qershorit, teksa tha se këta politikanë do t?i vjedhin.

Më tej, ai foli për reformën në drejtësi, duke thënë se njerëz të fuqishëm po ruajnë kontroll mbi gjykata. Këto deklarata, ambasadori Lu i bëri gjatës tryezës ?Pjesëmarrja e qytetarëve në Demokraci?.

?U përpoqën të sekuestronin serverin e ILDKPKI për personat e korruptuar. Ky server është thelbësor për vettingun. Ka njerëz që duan të kenë kontroll mbi gjykatat. Prokurorët kundër reformës në drejtësi. KED duhet t?i nënshtrohet menjëherë vettigut. Prokurori dhunoi Kushtetutën, për më shumë se 18 muaj ka folur kundër reformës në drejtësi. Njerëz të fuqishëm po ruajnë kontrollin mbi gjykatat. Këta politikanë do vjedhin zgjedhjet?, tha Donald Lu./CityNews

Lajmet e fundit nga