LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Balla sulmon opozitën/ Po përdorni Parlamentin për protesta

2 Shkurt 2017, 11:13, Aktualitet CNA

Gjatë seancës plenare, deputeti socialist Taulant Balla i është përgjigjur Partisë Demokratike për reformën zgjedhore. Me tone ironike, ai tha në krye të fjalës së në pamundësi për të sjellë njerëz në 18 shkurt, sot do të përdoret kjo foltore për thirrje.

?E  përdorni foltoren për të mbledhur ca njerëz, por ju them troç. Kjo qeveri është në këmbë, në detyrë, është në punë. Kërcënimet tuaja nuk trembin njeri në Shqipëri?, deklaroi Balla.

Me tone të ashpra,  deputeti i PS iu drejtua demokratëve se ata po kërkojnë alibinë e radhës, siç e cilëson ai, për humbjen e radhës.

?Të thuash që zgjedhjet e 2009 kanë qënë zgjedhjet më të mira, kësaj i thonë të tallesh me vetveten. Të fala nga Ruzhdia për mënyrën si eprori juaj ka ftuar të mbrojë zgjedhjet.

Kur flisnin për kartat e identitetit, iu referojeni skemave tuaja. Harroje se skemat e tua mund ti bëjmë ne. I kemi treguar çdo hetim me kartat, një për një?. Ai më tej shtoi: “Unë i kërkoj Kuvendit ta zgjasë edhe 40 ditë të tjera mandatin e këtij Komisioni, për të diskutuar çështje që mund ti adresojmë si financimi i partive, fushatës zgjedhore, rritja e ndëshkimit që lidhet me korrupsionin elektoral. Është shumë e qartë, ju po kërkoni alibinë e radhës, për humbjen e radhës. Një parti politike që nuk bën asnjë përgatitje për të hyrë në fushatë zgjedhore, që nuk ka gati strukturën normale, për tu bërë gati për përballjen elektorale. Po mundohet sot që ne, me gjoja argumenta, të bllokojë refomën zgjedhore?. /CityNews

Lajmet e fundit nga