LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama krijon parti të re/ Të përndjekurit çojnë vota te persekutorët

1 Shkurt 2017, 13:58, Aktualitet CNA

Një tjetër parti politike sapo ka dalë në skenë, teksa zgjedhjet e 18 qershorit po afrohen. Një ditë më parë, është prezantuar partia më e re, që do përfaqësojë ish të përndjekurit politikë, ?Aleanca Popullore për Drejtësi?, me kryetar Bilal Kolën, kreun e Institutit për Integrimin e ish të Përndjekurve.

Kjo është një nga shumë partitë që do përfaqësojë ish të përndjekurit, kreu i së cilës është djali i Kurt Kolës. Ky i fundit është drejtues i një tjetër partie për ish të përndjekurit politikë, ?Rruga e Lirisë?, e cila në zgjedhjet e vitit 2013 ishte në koalicion me PS.

Djali i tij, Bilal Kurti, drejtor në kohën e qeverisjes së Edi Ramës, sjell partinë e tij, e cila rrjedhimisht do të jetë pjesë e koalicionit qeverisës.

Të dyja këto parti, drejtuar nga babë e bir, vijnë në fakt për të përçarë të përndjekurit politikë, duke çuar vota te të persekutuarit e vet.

Asnjëra prej tyre nuk ngre zërin e të persekutuarve, por është thjesht dhe vetëm një numër më shumë për Edi Ramën./CityNews

Lajmet e fundit nga