Connect with Us

I padituri si hajdut nga KLSH dhe avokat i Ervin Roshit do Drejtësinë

Aktualitet

I padituri si hajdut nga KLSH dhe avokat i Ervin Roshit do Drejtësinë

Publikuar

-

Një lëvizje e turpshme e Ramës, i cili ka detyruar Avokatin e Popullit që të propozojë Sekretarin e vet në Ministrinë e Arsimit për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Kjo është një farsë e turpshme e lojës me të ashtuquajturit të pavarur të Ramës. Plarent Ndreca, i cili aktualisht është në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit është propozuar të jetë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, një institucion i krijuar me Reformën e re në Drejtësi. Po kush është Plarent Ndreca? Ndreca nën siglën e të ashtuquajturës Shoqëri Civile, ndërsa është një militant i së majtës në pushtet. Ndreca ka qenë në listat për deputetë të grupit G99 që në atë kohë drejtohej nga Veliaj. Dokumentat që paraqiten konfirmojnë këtë. Ai është angazhuar në detyrën e lartë në Ministrinë e Arsimit pas kontributit të dhënë në mbështetje të Ramës në zgjedhjet e vitit 2015. Për më shumë, Ndreca është një njeri me probleme dhe i denoncuar për afera korruptive nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka paditur në Prokurori tre drejtues të lartë në Ministrinë e Arsimit me argumentin se i kanë shkaktuar shtetit një dëm financiar prej 108 milionë lekësh. Sekretari i Përgjithshëm, Plarent Ndreca, Drejtori Juridik dhe Përgjegjësi i Sektorit të Financave akuzohen për devijim të fondeve publike dhe ndjekjen e procedurave diskriminuese në prokurime. Pas një auditimi një vjeçar për periudhën shtator 2013-dhjetor 2014, KLSH ka konstatuar shkelje në procedurat e prokurimit të cilat kanë sjellë një dëm ekonomik në buxhetin e shtetit në masën 108 milionë lekë. Sakaq, sipas KLSH, zyrtarët e MAS kanë bllokuar dhe kuotat për doktoraturat në universitetin publik, duke sjellë orientimin e fondeve vetëm në një universitet privat. Universiteti privat që ka përfituar mbi 610 milionë plarent ndreca cililekë direkt nga bllokimi i doktoraturave për publikun është Universiteti Europian i Tiranës, të cilin e administron Henri Çili.

Abuzimi me tenderat

KLSH ka vërejtur gjithashtu mangësi dhe shkelje të rëndësishme të konsiderueshme në procedurat e prokurimeve publike, duke veçuar procedurën e prokurimit të zhvilluar me objekt “Ndërtimi i objektit “Tirana Olimpik Park”. Kështu nga auditimi është konstatuar se MAS ka dërguar në qeveri projektvendimin “Për miratimin e fondit limit për kompleksin sportiv Tirana Olimpik Park” së bashku me relacionin shpjegues dhe me VKM Nr. 560, datë 29.08.2014 “Për miratimin e preventivit paraprak për kompleksin sportiv “Tirana Olimpik Park”, është bërë miratimi i preventivit paraprak për efekt të llogaritjes së fondit limit. Sipas KLSH është prokuruar projekti i hartuar nga një shoqëri, që nuk rezulton të jetë kontraktuar nga Autoriteti Kontraktor apo njësitë e varësisë për kryerjen e këtij shërbimi. KLSH ka gjetur po ashtu se kriteret e veçanta të kualifikimit janë diskriminuese dhe të hartuara nga një grup pune që nuk është ngarkuar për kryerjen e këtij shërbimi dhe janë miratuar nga Sekretari i Përgjithshëm i MAS, në kundërshtim me Ligjin Nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, neni 1, pika 2 dhe nenin 20, pika 1.
Në vlerësimin e ofertave këtu konstatohet se kanë marrë pjesë 8 operatorë ekonomik, nga të cilët KVO ka skualifikuar 7 prej tyre dhe ka kualifikuar operatorin ekonomik me ofertën ekonomike më të lartë (99.2% e fondit limit). Burimet zyrtare nga KLSH thonë se, janë skualifikuar padrejtësisht 2 nga operatorët ekonomikë pjesëmarrës, me ofertë ekonomike më të ulët se oferta e operatorit fitues. Si pasojë e shkeljeve të mësipërme, është shkaktuar 78,745,737 lekë ose 562,000 euro dëm ekonomik në buxhetin e shtetit. Po kështu, nga vlerësimi i ofertave në procedurën e prokurimit me objekt “Blerje pajisje mobilierie për shkollat e sistemit arsimor pasuniversitar”, KLSH ka konstatuar se kanë marrë pjesë 8 operatorë ekonomikë, nga të cilët janë skualifikuar 5 dhe janë kualifikuar 3 operatorë ekonomikë. “Pas ankesës në Autoritetin Kontraktor të një operatori ekonomik të skualifikuar, është rrëzuar ankesa dhe është bërë rivlerësim i procedurës.
Ky operator ka bërë ankesë në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP), i cili e ka pranuar këtë ankesë dhe ka marrë vendim për shpalljen fitues të këtij operatori. Edhe pas këtij vendimi, në përgjigje të ankesës së paraqitur në Autoritetin Kontraktor të një operatori tjetër ekonomik, zyrtari i autorizuar rekomandon plarent ndreca dokpranimin e ankesës dhe lidhjen e kontratës, në kundërshtim me vendimin e Komisionit të Prokurimit Publik”, bënë me dije burimet zyrtare pranë KLSH, sipas të cilave, si pasojë e kësaj shkeljeje është shkaktuar 29,275,390 lekë ose 209,000 euro dëm ekonomik në buxhetin e shtetit.

Ndreca, avokat i Elvis Roshit

Plarent Ndreca, të vetmen eksperiencë pune shtetërore ka atë si oficer Policie, në fillim si oficer i Policisë Elektrike dhe më pas si oficer i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Tiranës. Në 2007, fill pas hapjes së Universitetit të Henri Çilit, z. Ndreca shkoi të merrte një master atje. Mund të imagjinohet se çfarë niveli kishin masterat e Çilit, veçanërisht në atë kohë.
Pas largimit nga Policia, Ndreca punoi si avokat penalist. Ai ka qenë avokati i babait të ministrit të sotëm të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, në çështjen e kontrabandës së ilaçeve. Avokat i Elvis Roshit, kryebashkiaku i Kavajës i akuzuar si i dënuar për trafik droge në Zvicër dhe për përdhunim në Itali. Për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar, një zyrtar i lartë i Ministrisë së Arsimit, ka bërë njëkohësisht me këtë detyrë edhe atë të avokatit të kriminelëve.
Një oficer policie, i cili ka punuar për disa kohë si avokat penalist, qoftë edhe me diplomë juristi në Universitetin e Çilit, nuk mund të quhet ekspert. Për këtë duhet një jurist që të jetë ekspert i fushës. Po ashtu ish-polici Ndreca ka bërë avokatin mediatik të qeverisë për reformën arsimore./rd.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. jurisi

    1 Shkurt, 2017 at 2:57 pm

    Po dhe Drita Avduli qenka tek lista e G99. Investigoni o njerez pak dhe zbuloni skandalet e ketyre njerezve qe nuk kane te mbaruar.

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Nga kreditë tek patundshmëritë/ Pasuria e tre kandidatëve për Kryepokuror

LEXO EDHE:  Nga kreditë tek patundshmëritë/ Pasuria e tre kandidatëve për Kryepokuror

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Dëm shtetit prej 38.2 mln lekë/ KLSH padit 6 zyrtarë të Bashkisë së Roskovecit

LEXO EDHE:  Mblidhet KLP-ja/ Në rend dite “fati” i Arta Markut

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: