LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk zbatoi urdhrin e Donald Trump/Si e pësoi Prokurorja e Përgjithshme e SHBA

31 Janar 2017, 07:54, Aktualitet CNA

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka shkarkuar nga detyra Prokuroren e Përgjithshme, Sally Yates. Shkarkimi ka ardhur menjëherë pasi prokurorja ka refuzuar të zbatojë urdhrin e Trump mbi emigracionin dhe refugjatët.

Yates, e caktuar gjatë kohës kur në krye të Shtëpisë së Bardhë ishte ende Barack Obama, i urdhëroi juristët e Departamentit të Drejtësisë të mos e vinin në jetë urdhrin që ka shkaktuar kaos e pështjellim.

Në deklaratën e lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, shkarkimi justifikohet me arsyen se kryeprokurorja ka sfiduar një urdhër të ligjshëm, i cili synon mbrojtjen e qytetarëve amerikanë. Yates praktikisht e ka tradëtuar Departamentin e Drejtësisë, lexohet në këtë deklaratë.
Ndërkohë, vendin e saj tani do ta zërë prokurori i Distriktit Lindor të Virxhinias, Jeff Sessions./CityNews

Lajmet e fundit nga