Connect with Us

Nga Elena Qirici/ Koment për planin urbanistik të Korçës

Aktualitet

Nga Elena Qirici/ Koment për planin urbanistik të Korçës

Publikuar

-

Ndërtimet shumëkatëshe pushtojnë qendrën e Korçës sipas Planit Urbanistik. Projektuesi i Kullës së Korçës (turpit urban) po gllabëron dhe kafshon zemrën e qytetit, për t’i futur hushta betoni, përbindësha shumëkatësh, me aprovimin e duarve të majta “ngritur” mekanikisht në Këshillin Bashkiak Korçë. Projektues është e njëjta kompani, gjermane për çudi, që ndërtoi Kullën, por “instrument” në duart e zv.kryeministrit dhe përkrah kësaj kompanie “të famshme”, instituti apo organizata IDRA (një prezencë e kudogjendur nëpër projekte donatorësh, shumë dyshues ky fakt).

Një krim i hartuar pa lodhje, me qëllime klienteliste, që iu servir për aprovim dhe u aprovua nga Këshilli Bashkiak Korçë, ishte pikërisht Plani Rregullues apo PPV-ja e Bashkisë Korçë.
Detyrohem t’i bëj një analizë të thellë situatës dhe t’ia dërgoj për lexim të vëmendshëm kryeministrit, zëvendëskryeministrit, kryetarit të Bashkisë Korçë,dhe të gjithë pasuesve të tyre në Këshillin Bashkiak.
Edhe unë ndaj të njëjtin opinion me qytetarët e Korçës, opinionin që ky Plan Urbanistik, me impakt afro 30-vjeçar për Korçën, është krim.
Dhe për të thënë epilogun në prolog, nuk do të duhet as ta lexojmë e këndojmë dhe as ta dëgjojmë këtë Elegji të shkatërrimit të Korçës. Përgjegjësia është e jona që ta shfuqizojmë. Dhe do ia arrijmë!
***

Zv.kryeministër, Kryetar i Bashkisë Korçë,
Urbanistika në etimologjinë e saj të thjeshtëzuar të fjalës është arti dhe praktika e zbatuar që ka për objekt infrastrukturën, domethënë ndërtimet në qytet (në Bashki). Urbanistika ka lindur historikisht si zbatim i mendimit arkitektonik në shkallën 1:1, në një hapësirë pra më të gjerë se një banesë apo bllok banesash, por edhe si një sektor i spikatur i arkitekturës. Sot, urbanistika dhe sektori i planifikimit urban, nuk mund të dalin nga konturet e elementëve estetikë, që përbëjnë dhe një prej dimensioneve të saj bazë dhe të pacënueshëm, por as nga dhe kushtet që imponon trashëgimia urbane, kulturore, mentaliteti social etj., faktorë që nuk mund të shmangen dhe që kërkojnë domosdoshmërisht ruajtje, mbrojtje, përballë tendencave për zhvillim social-ekonomik.
E pra, urbanistika është arti dhe shkenca që merret me planifikimin, dizenjimin dhe programimin e qyteteve dhe zonave të tjera që i rrethojnë, korridore rezidenciale, zona tregtare, industriale, apo fshatra dhe vendbanime kolektive. Qyteti/Bashkia në vetvete përfshin një kompleks masash ekonomike, sociale dhe administrative që kanë për qëllim të shtrihen mbi një logjike harmonike, për zhvillim human të qyteteve. Dhe është pikërisht urbanistika dhe planifikimi urban që për të arritur qëllimet që sapo përmenda, duhet t’i referohet disa fushave të studiuara shkencore si: e drejta, ekonomia dhe sociologjia.
Për më shumë, planifikimet urbane kushtëzohen nga/dhe kushtëzojnë individin dhe shtetin mes tre orientimeve bazë: Politik/demografik – që do të thotë që shoqëria duhet të gjejë veten mes Planit të hartuar; Teknik/zbatues – që do të thotë përcaktim, definim rregullash; Ligjor – që do të thotë që hartohet një kuadër ligjesh dhe rregullash, për të marrë natyrë të detyrueshme përsa i përket administratës publike dhe qytetarit.
Kush e hartoi Planin Urbanistik të Bashkisë Korçë?
Pyes, sepse dimë të gjithë tashmë që në hartimin e një Plani të tillë me ndikim për dekada të tëra, grupi i punës duhet të kishte specialistë të shëndetit publik, ekonomistë, sociologë, juristë dhe gjeografë etj., pasi kompleksiteti i menaxhimit të qyteteve, hapësirave urbane, por edhe rurale, është i rëndësisë jetike.
“Teknikat bashkëkohore të planifikimit urban dhe rajonal për analizimin, projektimin dhe krijimin e zonave urbane u zhvilluan prej sintezës ndër-disiplinore të këtyre fushave.
Sot, urbanistika mund të përshkruhet si procesi teknik dhe politik, që ka të bëjë me mirëqenien e popullsisë, kontrollin e përdorimeve të tokës, projektimin e mjedisit urban, përfshirë rrjetet e transportit dhe komunikacionit, mbrojtjen e mjedisit natyror etj.” – do të citonte një profesionist i fushës.
Një Plan Urbanistik duhet të ketë të hartuar në përbërje të tij: 1. Studim planifikim fizik; 2. Studim mbi sistemet e strehimit; 3. Studim mbi planifikimin e transportit; 4. Studim për planifikimin mjedisor; 5. Studim mbi planifikimin Ekonomik; 6. Studim për planifikim në sektorët arsim dhe shëndetësi; 7. Studim mbi planifikimin ndërkombëtar; & 8. Projektim urban.
I drejtohem kryebashkiakut dhe atyre që punuan me këtë Krim Urbanistik:
Jeni juve koshientë të rëndësisë jetike që ka ky Plan Urbanistik për jetën e gjithkujt në Bashkinë Korçë?
I keni realizuar të gjitha këto studime që sipërpërmenda, mes njerëzve profesionistë të duhur para hartimit të Planit Urbanistik? Nëse po mund të na i vini në dispozicion.
Cilat kanë qenë dëgjesat tuaja me publikun? Me kë i ndatë opinionet tuaja dhe nga morët opinione, mendime dhe sugjerime dhe për sa kohë?
Si bashkëpunuat me arkitektë, inxhinierë, restauratorë dhe artistë, për të hartuar një Plan Urbanistik që mbron vlera kulturore, arkitekturore, estetike, për gjithçka kemi trashëguar dhe që na rezulton vlerë e shtuar, krahasuar me qytetet e tjera në Shqipëri?
Pse nuk e keni shtrirë në periferi të qytetit Planin Urbanistik për të ngritur atje godina banimi dhe për të krijuar zona të reja rezidenciale?
(Sigurisht nëse studimi mbi demografinë do ju rezultonte në rritje)
Përse duhet të ndërtoni shumëkatësha në qendër të qytetit të Korçës?
Përse dhe si po guxoni që të ndërtoni shumëkatësha ngjitur me Shkollën e Parë Shqipe, Mësonjëtoren e shqiptarëve, apo përballë me Katedralen, apo përbri me postën, apo prapa godinës së Nobelistit Seferi?
Përse po ndërtoni mbi lulishte dhe po zvogëloni hapësira të gjelbra përbri me godinën e Prefekturës?
Po Planin Urbanistik që aprovuat para 2 vitesh dhe i vendosët edhe firmën e kryeministrit të “Rilindjes Urbane” e anuluat? Nëse po, si e anuluat? Pse e anuluat? (Dikur kompania izraelite nuk ua lejoi këto betone në qendër të Korçës.)
Pse nuk është ky plan online, në faqen zyrtare të Bashkisë Korçë?
Të gjithë qytetarët e Korçës e dinë dhe po e deklarojnë se jeni duke masakruar qytetin për interesa të dy apo tre personave në Korçë, që fatkeqësisht po na rezultojnë “çifligarët” e qytetit të dijes, penës, kulturës dhe autonomisë. Jeni duke përdhosur qytetin dhe historinë e tij, jeni duke cënuar qytetin dhe qytetarët e tij, jeni duke përdorur pushtetin kundër korçarëve.
Korça peng në duart e padijes, tregtisë, klientelizmit, korrupsionit, po tkurret dhe varfërohet. Korçës po guxojnë t’i ndryshojnë strukturën dhe infrastrukturën, mes këtij Plani Kriminal Urbanistik.
Do të ndjekim të gjitha format dhe mundësitë kolektive/kolegjiale dhe ligjore për anulimin e menjëhershëm të Planit Urbanistik. Ky plan nuk do e shohë kurrë dritën e zbatimit. Ky plan do të anulohet, sepse është në shkelje të plotë me ligjin.
Na ndan një lumë nga ‘duart e majta’ të PS dhe LSI që u ngritën në Këshill Bashkiak për të aprovuar këtë krim. Është lumi i drejtësisë që ndan të ligjshmen nga e paligjshmja.

LEXO EDHE:  Doganierët arrestohen për fasule/ Policia jep detajet

Nga Elena QIRICI

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Zjarri në Korçë/Reagon policia: Dyshohet i qëllimshëm

LEXO EDHE:  Arrestohet kryeplaku i fshatit dhe dy shtetas të tjerë/ Sekuestrohet drogë dhe fishekë

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Korçë, del makina nga rruga, plagosen dy gra

LEXO EDHE:  Zjarri në Korçë/Reagon policia: Dyshohet i qëllimshëm

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: