LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

OraNews denoncon Postën Shqiptare/ Skandal me projektin 3.1 milionë euro

30 Janar 2017, 19:59, Aktualitet CNA

Emisioni investigativ ?BOOM? në Ora News zbulon skandalin e deshtimit te projektit prej 3.1 milion euro te Postes Shqiptare qe synonte te dergonte internet falas ne 1200 pika te aksesit publik ne te gjithe vendin.

Ne vitin 2013 u nenshkrua nje memorandum mes 4 Ministrive dhe Postes per kete qellim dhe ai parashikonte internent falas ne pikat postare ne Universitete, dogana etj.

Sot projekti shpallet i deshtuar edhe nga vete Posta Shqiptare, ndersa kamera e emisionit ?BOOM? solli pamje te ketij deshtimi ne pika postare dhe ne disa fakultete te Universitetiit te Tiranes.

Interneti falas nuk ekziston, ndersa drejtues te ketyre institucioneve thone se nuk gjenden as kontrata dhe as marreveshje per nje gje te tille.

Posta thote se ky ishte nje projekt me humbje ndaj dhe deshtoi, kur ne asnje llogari kur ti fal diçka nuk del me fitim.

BOOM solli dhe raportin e KLSH qe ka paditur drejtues te Postes Shqiptare gate ketyre viteve me argumenin se kane shperdoruar detyren duke punesuar mbi organike, dhe se kane anuluar tendera dhe prokurime jashte ligjit.

Kronologji nga kronikat e asaj kohe mbi projektin, 20 shkurt 2013

?Qytetarët shqiptarë do të përfitojnë internet falas në 1200 pika të shpërndara në të gjithë vendin. Kjo falë marrëveshjes PAP 2 të nënshkruar mes katër Ministrive dhe Postës Shqiptare dhe Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Transmetimit për të ofruar internet pa pagesë në të gjitha ambjentet e propozuara nga njësitë e pushtetit vendor dhe institucionet arsimore.

Berisha: Ky vendim që ka marrë Posta Shqiptare pas reformash të thella përbën arritje madhore, e bën Shqipërinë një nga vendet më të pakta të planetit që ofron internet falas në gjithë vendin.

Më shumë akses do të kenë qëndrat universitare publike por edhe zonat e thella. Sipas Kryeministrit Berisha, përdorimi i internetit në Shqipëri është rritr ndjeshëm. Projekti ka një vlerë totale prej 3.1 milion euro. 49 pika të ofrimit të internetit janë të dedikuara për 16 Universitetet publike në vend, ndërsa pjesa tjetër është instaluar në zyrat e pushtetit vendor apo qendrat arsimore në rrethe.

Vëzhgimi i BOOM, nuk ka internet në zyrat Postare

Zyra postare numër 6

 

Gazetari: Nuk punon interneti këtu, kompjuteri?

Punonjësja: Jo, jo.

Punonjësja 2: Nuk ka fare aty, kanë qenë me defekt dhe i kanë hequr. Nuk ka shërbim fare kompjuterik aty.

Gazetari: Se kanë qenë, prandaj?

Punonjësja 2: Kanë qenë dhe është hequr sepse i kishin prishur, shkurt.

Gazetari: Sa kohë kanë që i kanë hequr?

Punonjësja 2: Po ka, ne kur i kemi dorëzuar o Vjollca këto kompjuterat? Po bën gjashtë muaj, tetë muaj.

Gazetari: Po si t?ja bëj unë tani, m?u desh të marr një kod të kryej një shërbim?

Punonjësja 2: Epo dëgjo tani, ti do të vesh në një pikë kancelari-internet.

Gazetari: Po.

Punonjësja 2: Që të futesh aty, e ke sipër rrugës.

Gazetari: Ok.

Zyra Postare numër 8

Gazetarja: Nuk punon kjo gjëja këtu mi?

Punonjësja: Jo jo nuk punon, është e prishur.

Gazetarja: Po desha të marr një informacion, sa kohë ka që nuk punon?

Punonjësja: Nuk punon fare ajo.

Gazetarja: Një sekondë, ajo ka internet falas apo jo?

Punonjësja: Po ato punonin më përpara, lidheshin me internet.

Gazetarja: Po tani sa kohë ka që është prishur?

Punonjësja:Tani ka goxha kohë.

Gazetarja: Nuk ka njeri që e rregullon?

Punonjësja: Po..! Drejtoria e di unë!

Gazetarja: Kanë ardhur ndonjëherë?

Punonjësja: O Zhani, e dinë këta të Drejtorisë që nuk punon internet këtu, se kanë ardhur dy zotërinjtë?

Përgjegjësja: Përse?

Punonjësja: Për interenetin këtu, për kompjuterin që nuk ka interenet, që nuk punon, që nuk ka maus, që s?ka?

Përgjegjësja: E dinë më, si se dinë.

Gazetarja: E din ëëë?

 Zyra postare numër 9

Gazetari: Internet falas keni këtu?

Punonjësja: Dikur ka pasur, por më përpara.

Gazetari: Sa para për shembull?

Punonjësja: Para dy vjetësh.

Gazetari: E kanë hequr?

Punonjësja: Po.

Zyra postare numër 13, Qytet Studenti

Gazetari: Zonja nuk punon ai kompjuteri të marr një kod aty, s?keni shërbim interneti?

Punonjësja: Jo, jo.

Gazetari: Sa kohë ka që e kanë hequr?

Punonjësja: E kanë hequr ka kohë, u bë mbi tre vjet.

Gazetari: I kanë heq, kanë qenë dhe i kanë heq?

Punonjësja: Po.

Zyra e Postës Qendër

Gazetarja: Përshëndetje, më falni internet ka?

Punonjësja: Internet kemi, po e kemi për vete.

Gazetarja: Jo kanë qenë disa kompjutera këtu se duam të marrim kodin e një dërgese.

Punonjësja: Jo jo.

Gazetarja: Kanë qenë më herët disa komjutera?

Punonjësja: Kanë qenë po nuk ka, ne nuk kemi as internet, asgjë këtu.

Gazetarja: Po si ka mundësi?!

Gazetari: Deshëm të marrim një informacion prandaj, si t?ia bëjmë?

Punonjësja: Po pra, dakord, do dalësh do gjesh një zyrë internet, ne nuk kemi.

Gazetarja: Po sikur ka qenë një projekt që do të kishte internet falas posta?

Punonjësja: (Nuk komenton)

 Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë

Punonjësja e IT-së: Përsa i përket internetit unë nuk e di, se ne nuk i kemi tani në punë. Unë jam interesuar disa herë për tu lidhur dhe një herë, ta kisha si opsion të dytë dhe më thoshin cili është emri i kontratës se nuk e gjenin asgjëkundi, as Posta Shqiptare dhe as Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë. I thashë, është një marrëveshje me Postën Shqiptare dhe ne si Fakultet e përfitojmë këtë gjë dhe kam shkuar tre- katër herë dhe ata asnjëherë nuk më kanë kthyer një përgjigje, nuk e gjejmë dot.

Gazetarja: Po për sa kohë funksionoi kjo, që kishte internet?

Punonjësja e IT-së: Kjo funksionoi deri vjet apo parvjet.Kompjuterat janë.

Gazetarja: Kompjuterat i keni si bazë materiale?

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja

Punonjësi i IT-së: Posta Shqiptare e ka tërhequr, ka tërhequr linjën.

Punonjësja e IT-së: Një kompjuter kemi pasur ne, e kemi pasur tek laboratori i informatikës.

Gazetarja: E keni pasur me internet falas për studentët apo jo?

Punonjësi i IT-së: Po ka qenë me internet falas bashkë me ruterin wireless. Po datën se kur u ndërpre mund ta marrësh më të saktë në Rektorat.

Fakulteti i Ekonomikut

Gazetarja: Po për sa kohë do ta kishit ju këtë askes, nuk është folur, mban mend gjë?

Punonjësi i IT-së: Po nuk është folur fare. Ne e morëm kështu, na erdhi direkt, e morëm meqë ishte dhuratë e Postës dhe kaq.

Gazetarja: Sa kohë e përdorët ju?

Punonjësi i IT-së: Me sa mbaj mend unë, ne e kemi përdorur për një periudhë 1-2 vjeçare.

Gazetarja: Po që atëherë deri tani është interesuar ndonjëherë Posta si ecën ky projekt?

Punonjësi i IT-së: Fare mo, na kanë pyetur njëherë në telefon, diku para 6 muajsh.

Gazetarja: Tani paisjet janë por nuk ka internet?

Punonjësi i IT-së: Paisjet janë aty të prishura.

Rektorati i Universitetit të Tiranës: Marrëveshja 1 vjeçare

Robert Skënderi, kancelari i Rektoratit të UT: Ka ekzistuar një projekt me Postën Shqiptare, projekti emërtohet ?realizimi i projektit qeveritar PAP për dixhitalizimin e Shqipërisë europiane, pikat e aksesit publik?. Ne na është kërkuar të ofrojmë ambjentet dhe hapësirat e duhura në mënyrë që Posta të instalojë këto pika dhe studentëve tu ofrohej akses publik  përmes internetit. Në marrëveshjen që është bërë ky lloj shërbimi ka pasur afat një vjeçar.

Gazetarja: Në shkresën e Postës thuhet afat një vjeçar, ndërsa memorandumi i cili është firmosur një juaj më pas ka një afat në fund po ta lexoni, 5 vjeçar për realizimin e tij.

Robert Skënderi: Memorandumi është zgjerim i kësaj dhe ky projekt është përfshirë në memorandum. Memorandumi thotë që zgjat 5 vjet. Lidhur me këtë pikë që është integruar në këtë memorandum, kjo ka specifikime të veçanta.Thotë, ju bëj me dije se shërbimi i internetit falas do jetë prezent dhe funksional me kapacitet të lartë për një periudhë 1 vjeçare në të gjithë pikat që ju caktoni.Lidhur me përfundimin nuk mund të them një datë të saktë për arsye se monitorimi jonë për një vit ka qenë hap pas hapi sipas marrëveshjes së bërë. Ne më shumë jemi marrë me mirëmbajtjen dhe ruajtjen e pajisjeve që të jenë në funksion sesa me ecurinë e projektit më tej në kuptimin e detyrimeve kontraktuale, pasi ishte shërbim që ne na ofrohej.

Përgjigjia e Postës Shqiptare

Lajmet e fundit nga