LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Në hotelin e Balilit flejnë ministrat me dashnoret/Si e vuri Rama vendin në bast për SHBA!

30 Janar 2017, 12:25, Aktualitet CNA

Ylli Manjani ka folur pa dorashka dhe me akuza bombastike ndaj qeverisë Rama. Manjani tha se qeveria është e kapur dhe jashtë çdo standardi kushtetues. Sipas tij, vendimi i Ramës për shkarkimin erdhi pasi denoncoi korrupsionin, pasi tha të vërtetën për Balilin. Në lidhje me këtë të fundit, Manjani tha se në hotelin e tij ?Santa Quaranta? shkojnë ministrat me dashnoret e tyre.

?E vërteta e kësaj qeverie është se është e kapur dhe jashtë çdo standardi kushtetues. Mua nuk më lidh asgjë. Rama firmos vendime qeverie të padrejta. Vuri vendin në bast elektoral në zgjedhjet në SHBA. Nuk kam thënë asgjë nga ato që kanë ndodhur, asgjë fare. Thashë të vërtetën për Balilin, ndërkohë që drejtorët hanin e pinin te ?Santa Quaranta?. E dini ju se në ?Santa Quarantan? e Klemend Balilit shkojnë ministrat dhe aty flejnë me dashnoret. E këtë nuk e di unë se jam ministër, por se këto i kanë regjistruar edhe shërbimet e huaja partnere?, tha Manjani.

Më tej, Manjani foli për gjyqësorin, duke thënë se nuk është më i korruptuar se qeveria, pasi është kjo e para vorbulla e korrupsionit. Sipas tij, mëkati i gjyqtarëve është se nuk godasin qeverinë.
?Ç?punë ka politika me gjyqësorin? Qeveria telefonon gjyqtarët. Korrupsioni nis nga qeveria, dhe ndan një pjesë në gjykata. Para se të shohim vilat e gjyqtarëve, duhet të shohim vilat tona. Mëkati i gjyqtarëve është se nuk godasin qeverinë?, shtoi ai./CityNews

Lajmet e fundit nga