LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ikën Manjani/LSI pritet të mbajë sërish Ministrinë e Drejtësisë, ja kë propozon Rama

30 Janar 2017, 11:08, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar zyrtarisht shkarkimin e ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, duke dërguar vendimin te Presidenti Bujar Nishani.

Në vend të tij, Rama ka propozuar kreun e grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili. Në këtë mënyrë, kryeministri i lë ?Drejtësinë? sërish partisë më të madhe në koalicion, LSI së Ilir Metës.

Mëngjesin e sotëm Meta është takuar me Ramën në Kryesinë e Kuvendit, ndërsa vetëm pak më parë kreu i LSI thirri në takim 5 ministrat e tij./CityNews

Lajmet e fundit nga