Connect with Us

Denoncimi i Fiks Fare/ Zgjerohet autostrada, hidhen në kosh 600 mijë eurot e shpenzuara për palmat

Aktualitet

Denoncimi i Fiks Fare/ Zgjerohet autostrada, hidhen në kosh 600 mijë eurot e shpenzuara për palmat

Publikuar

-

Autoriteti Rrugor ka nisur projektin për zgjerimin e autostradës Tiranë – Durrës me tre korsi, ku parashikohet shtim i trafikut të makinave dhe lejim i shpejtësisë deri në 140 km në orë. Ky projekt I nisur që në vitin 2015,  nuk parashikon palma apo bimë të  tjera dekoruese në këtë aks, duke hedhur në kosh një investim prej rreth 600 mijë eurosh.

Për mbjelljen e palmave dhe gjelbërimin e këtij aksi,  u shpenzuar 600 mijë euro në një kohë që institucionet që morën pjesë në këtë projekt e dinin se autostrada do të zgjerohej dhe se projekti i gjelbërimit ishte i përkohshëm.

Autoriteti Rrugor Shqiptar pranon zyrtarisht se ka  një projekt që ka nisur që në vitin 2015 për zgjerimin e superstradës Tiranë – Durrës mbi gjurmën ekzistuese.Still0130_00033

ARRSh sqaron se kjo autostradë do të jetë në standartet evropiane dhe palmat nuk janë pjesë e projektit të gjerimit.  ” Duke qene se Autostrada e ardhshme Tirane-Durres do te zgjerohet mbi gjurmen ekzistuese dhe do te pershtatet sipas Standardit Europian, nuk eshte parashikuar qe ne hapsiren e infrastuktures se re autostradale ku shpejtesia e projektimit eshte 140 km/h, te kete bimesi apo objekte te tjera dekorative per arsye te  sigurise rrugore”, sqaron për Fiks fare  ARRSH

FSHZH: Kërkesa për palmat erdhi nga ministria e Mjedisit

Palmat kushtuan 150 mijë euro

Tre vje tmë parë, në fillim të Qershorit të vitit 2014 nisi realizimi i Projektit të Gjelbërimit për aksin Tiranë-Kashar-Rinas. Ky pojekt u  financuanga Ministria e Mjedisit dhe kishte vlerën 60 milion lekë të reja. Punimet përfunduan në dhjetor 2014.

Pjesë e këtij projekti gjelbërimi u bë edhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit sipas të cilit nga Ministria e Mjedisit iu kërkua vendosja e palmave si pjesë dekorative e segmentit Tiranë-Kashar.

FSHZH tha për Fiks fare se kostoja e cdo palme ishte 375 euro.

Në këtë kas janë vendosur 400 palma, të cilat sipas kostos që thotë FSHZH, kanë kushtuar 150 mijë euro.

Ermir Omari, specialist pranë Fondit Shqiptar të Zhvillimit sqaron se  i gjithë projekti i rehabilitimit të këtij segmenti  ka kushtuar rreth 266 milion euro. Projekt që është bërë në bashkëpunim të tre institucioneve: Ministrisë se Mjedisit, Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Still0130_00034Cili institucion kërkoi vendosjen e palmave në autostradën Tiranë –Durrës?

Sipas specialistit të FSHZH, për  vendosjen e palmave si bimë dekorative, është bërë një kërkesë nga Ministria e Mjedisit. Për këtë u çel një fond nga FSHZH  dhe vetëm vendosja e palmave ka kushtuar rreth 150 mijë euro.

FSHZH mohon të ketë patur dijeni për një projekt zgjerimi të kësaj autostrade me një korsi më shumë. Nëse do të miratohet një projekt për gjerimin e kësaj autostrade, FSHZH deklaron se palmat janë lehtësisht të zhvendosshme.

Në deklaratën e saj FSHZH thekson se në projektin e gjelbërimi të segmetit Tiranë –Kashar  është marrë edhe miratimi nga ARRSH

Ministria e Mjedisit: Ne nuk kemi kërkuar vendosjen e palmave. FSHZH nuk varet nga ne

Pavarësisht se FSHZH-it pretendon se kërkesa ka ardhur nga Ministria e Mjedisit kjo e fundit në një përgjigje për Fiks Fare  ka deklaruar se kërkesa nuk ka ardhur prej saj as zyrtarisht dhe as si kërkesë formale.

LEXO EDHE:  Skandali/ Drita "vrasëse" në autostradë

Në një përgjigje zyrtare me shkrim, zyra e shtypit pranë kësaj ministrie thekson se në “projektin e Ministrisë së Mjedisit nuk ka asnjë palmë të parashikuar dhe/ose prokuruar nga ky institucion.”

Gjithashtu ministria e mjedisit thekson se kjo ministri nuk mund të urdhërojë Fondin Shqiptar të Zhvillimit, pasi ai nuk është institucion varësie i Ministrisë së Mjedisit

Nga përgjigja zyrtare e ministrisë së mjedisit kuptohet se kjo ministri  është shprehur zyrtarisht në parim, por ky mendim në asnjë rast nuk ka tagër detyrues për institucionin Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

“Vendosja e palmave është bërë në një territor/  jashtë territorit që menaxhon Ministria e Mjedisit”, theksohet në përgjigjen zyrtare të këtij institucioni

ARRSH: Projekti I zgjerimit të autostradës filloi ne 2015, palmat do të hiqenStill0130_00029

 Fondi Shqiptar i Zhvillimit tha se  ky projekt ka marrë miratimin nga Autoriteti Rrugor  Shqiptar.  Për kamerën e Fiks Fare , drejtori i këtij institucioni nuk e pranoi ta ketë miratuar këtë projekt duke e shmangur përgjigjen dhe duke pohuar se ky nuk është një projekt i Autoritetit.

Ndërkohë që për gjelbërimin e segmentit Tiranë – Kashar janë investuar në total rreth 600 mijë euro, Autoriteti Rrugor Shqiptar ishte duke zhvilluar një tjetër projekt, pikërisht për  të  njëjtin segment rrugor. Ai u superstradës Tiranë- Durrës.

Po sipas Dashamir Xhikës, drejtorit të ARSH-së, në një përgjigje zyrtare të dhënë për emisionin Fiks Fare thuhet se: “A.Rr.Sh , sipas planit buxhetor te miratuar per vitin 2015 e ne vazhdim ka planifikuar realizimin e sherbimit te konsulences me objekt: ‘Studim – Projektim Zgjerimi I Superstrades Tirane – Durres’”.

Madje ky institcion ka lidhur edhe një kontratë me shoqerine konsulente të huaj “SPEA Ingegneria Europea” S.P.A për hartimin e Projektit të plotë të zbatimit.

ARRSH sqaron se Projekti i plote I Zbatimit te dorezohet per miratimin perfundimtar ne këtë institucion në fund të prillit 2017.

“Ju informojme se Palmat apo cdo bimesi dekorative qe pervijohet gjate akseve kombetare, nuk jane pjese e infrastruktures rrugore e cila ne kuptimin standard te fjales parashikon, pjesen kaluese primare dhe sekondare, veprat e artit dhe ato hidraulike, ,bankinat, skarpatat,sistemin e drenazhimit, te ndricimit si dhe aksesoret e sigurise dhe sinjalistikes rrugore. Duke qene se Autostrada e ardhshme Tirane-Durres do te zgjerohet mbi gjurmen ekzistuese dhe do te pershtatet sipas Standardit Europian, nuk eshte parashikuar qe ne hapsiren e infrastuktures se re autostradale ku shpejtesia e projektimit eshte 140 km/h, te kete bimesi apo objekte te tjera dekorative per arsye te  sigurise rrugore”, sqaron kreu I ARRSH në përgjigjen zyrtare për Fiks fare.

E thënë ndryshe rreth 600 mijë euro janë hedhur dëm, pa marrë parasysh projektin  që do ta ndryshojë rrënjësisht këtë segment. Projekt që mesa duket ka qënë edhe shkaku i përplasjes së këtyre institucioneve të paktën për sa i  takon kërkesës për vendosjen e palmave.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Gazetari Darsise

    30 Janar, 2017 at 10:45 pm

    Ato palma ishin blere pothuajse skarco pamvaresisht çmimi larte dyfish qe u blene. Atyre nuk i intereson se digjen apo hudhen Rama dhe percaktuesi tenderit i futen parate ne xhep. Ciao ……

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Skandali/ Drita “vrasëse” në autostradë

LEXO EDHE:  5 milionë dollarë, investim i Bankës Europiane të hedhura dëm

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Denoncimi i “Fiks Fare”/ Drejtësia “harron“ në burg të riun nga Kurbini, prokurorët me pushime

LEXO EDHE:  Vonesat në doganën e Morinës/ Zbulohet mashtrimi i dy qeverive

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: