LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dënimi i ushtarëve/”Shpërthen” Mesila Doda: Marrëzi e Greqisë!

30 Janar 2017, 08:14, Aktualitet CNA

Vendimi i Greqisë për të dënuar me burg ushtarët shqiptarë, që bënë shqiponjën, ka revoltuar politikën.

Reagime të shumta kanë ardhur në radhët e politikanëve shqiptarë, mes të cilëve është edhe ai i deputetes së PDIU, Mesila Dodës. Kjo e fundit ka reaguar ashpër, duke e cilësuar vendimin marrëzinë e radhës të shtetit fqinj.

Ja reagimi i Dodës:
Për “ushtarët e shqipes” dhe ata që luajnë derën
Ky është kapitulli i radhës i marrëzisë së shtetit fqinj, ndërsa për gjithë frikacakët dhe ?tolerantët? e shovinizmit grek, është mësimi i radhës. Rekrutët shqiptarë dënohen, kurse shteti fqinj anëtar i BE-së, i NATO-s, OSBE-së, KE-së e kështu me radhë del krejt pa lagur sikur ka kryer aktin më normal në botë.
Sot, misionet e të drejtave të njeriut do duhej të kishin ngritur zërin, shteti ynë do duhej të kish thirrur ambasadorin dhe atasheun ushtarak të shtetit fqinj, ndërsa ne nuk dimë as emrat e Ushtarëve të Shqipes.
Çfarë i afruam atyre djemve? Ndihme? Jo! Dinjitet? Jo! Përkundrazi, i thamë gjithë djemve dhe vajzave shqiptare që mos të guxojnë të deklarohen bijtë e shqipes, jo në publik, jo përballë njerëzve e kamerave?, ndryshe jeni në mëshirë të Panos Kammenos e gjithë soj e sorollopit të tyre.
Unë nuk besoj se është koha e reagimeve virtuale nga shteti im. Shteti ime është anëtar i institucioneve ndërkombëtare, është anëtar i NATO-s, OSBE-së, KE-së, pret të hapë negociatat me BE-në, ndaj heshtja në këtë rast është fyese, është e palogjikshme, është e pafalshme.
Nesër ministrat duhet të lënë volejbollin e basketbollin me njëri-tjetrin dhe në mënyrë urgjente të nisin një aksion të koordinuar për të ndihmuar djemtë e dënuar. Emrat, shkaku, shkelja e të drejtave të njeriut duhet të jenë para syve të gjithë botës. Qeveritarët kanë patur boll kohë të luajnë derën e të gjuajnë topa zhytsi. Djemtë e Shqipes duan ndihmë dhe kurrkush tjetër, përveç shtetit shqiptar nuk ja afron dot. Lëvizni e ndihmoni ata që e meritojnë dhe kanë nevojë për ndihmë dhe të trimëroni të tjerët. Lëvizni se e keni detyrë kushtetuese dhe njerëzore. Boll me heshtje, boll me frikë!/CityNews

Lajmet e fundit nga