LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksidenti në Fier/ Dy persona të vdekur

30 Janar 2017, 19:09, Aktualitet CNA

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fier-Dardhzezë, ku për pasojë dy persona kanë humbur jetën.

Burimet bëjnë me dije se mjeti me targa AA494OB, ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal.

Për pasojë, dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një i tretë është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se shkaku i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe dhe pakujdesia e shoferit.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Lajmet e fundit nga