LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qytetarët “tallen” me Ramën/Paske ngrënë grosh sot, ne po vdesim për bukë!

29 Janar 2017, 17:31, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot komunikimin e javës me qytetarët. Ashtu so çdo të diel, kryeministri ka zhvilluar bashkëbisedimin e hapur me qytetarët në rrjetet sociale. Mbrëmjen e sotme, Rama është ndalur te ekonomia, duke akuzuar rëndë qeverinë e kaluar, as sipas tij, e la ekonominë në prag të kolapsit.

?Në fund të vitit 2013 bëmë një marrëveshje me FMN për t?i shpëtuar kolapsit. Shqipëria në atë kohë rrezikonte të dilte tërësisht jashtë kontrollit me borxhin, që kishte kaluar 1 miliard dollarë nga vjedhjet dhe mospagesat. Trashëguam një gjendje financiare, ku shteti të mos kishte më mundësi të paguante rrogat. Ekonomia shqiptare rritej mes 0 dhe 1%. Kjo ishte pasojë e mungesës së gjatë të reformave dhe kriminalitetit të dalë jashtë kontrollit. Kjo panoramë e zymtë i takon së shkuarës, sot situata është krejt tjetër. Programi 3-vjeçar i FMN ishte një sukses. Borxhi publik ka filluar rënien dhe do vazhdojmë ta ulim. Vendi ka marrë kthesën nga buza e humnerës, ku ishte në vitin 2013. Reformat po na japin vetëm rezultatet e para?, tha ndër të tjera Rama.

Por, kjo nuk është pritur mirë nga një pjesë e madhe e qytetarëve, të cilët i janë ?vërsulur? kryeministrit me komente nga më të ndryshmet. Ata i janë ankuar se po vdesin për bukë, dhe se duhet të hapë më shumë vende pune./CityNews
CityNews iu sjell disa prej komenteve më të forta të qytetarëve:

Lajmet e fundit nga