Connect with Us

Horoskopi ditor, 29 Janar 2017

Aktualitet

Horoskopi ditor, 29 Janar 2017

Publikuar

-

#Dashi

Sot asgjë nuk do ece mire ne jetën tuaj ne çift. Do keni here pas here debate, zënka dhe mosmarrëveshje. Shpesh do mërziteni aq shume saqë do doni te ndërprisni gjithçka. Beqaret do kenë takime te njëpasnjëshme, por asnjë nga personat nuk do ju duket aq i përshtatshëm sa me te hedhur hapa. Plutoni do sjelle probleme edhe ne sektorin financiar. Me pak fjale sot asgjë nuk do ju ece.

#Demi

Jeta juaj ne çift do jete gjithë kohës e mbrojtur sot. Nuk do keni aspak debate apo mosmarrëveshje me atë qe keni ne krah. Edhe beqaret do kenë një dite te begate dhe te mbushur me surpriza. Me ne fund do mund ta gjejnë personin me te përshtatshëm. Ne planin financiar duhet te jeni sa me vigjilente ne mënyrë qe te mos keni probleme.

#Binjaket

Jeta juaj ne çift do jete shume e mire sot. Qe ne mëngjes do i shprehni ndjenjat e keni për partnerin reciprok dhe çdo gjë do ece si e keni ëndërruar. Beqaret nuk duhet te bëjnë sakrifica vetëm për ta ndryshuar statusin e tyre sepse kane për t’u penduar. Buxhetin duhet ta keni sa me shume ne vëmendje. Kufizojini shpenzimet nëse nuk doni te keni probleme me vone.

#Gaforrja

Flisni me partnerin sot dhe bëni diçka te re ju te dashuruarit. Vetëm ne këtë mënyrë do rikthehet entuziazmi dhe buzëqeshja. Beqaret do afrohen mjaft me një person te cilin me pare e kane share dhe e kane tallur. Ja qe jetës asnjëherë nuk i dihet dhe mund te ndodhe ajo qe nuk e pret. Ne planin financiar bëjini me kujdes llogarite ne mënyrë qe te mos keni te papritura.

#Luani

Për ata qe janë ne një lidhje pasioni, qe kohet e fundit ishte venitur, do rikthehet serish dhe emocionet do shtohen. Shprehjani çdo ndjenje partnerit ashtu si ta keni ne zemër. Beqaret nuk do duan ta ndryshojnë statusin e tyre dhe as qe do mendojnë te joshin dike me ngulm. Ne planin financiar ka për te pasur ndryshime rrënjësore dhe e gjithë kjo fale një shpërblimi te majme qe do merrni.

#Virgjeresha

Do jeni shume realiste sot ju te dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin ka për te qene e jashtëzakonshme. Nuk do mungojnë surprizat as nga ana e tij. Beqaret jo vetëm qe do kenë njohje te reja, por do fillojnë te bëjnë edhe plane për vazhdimësinë. Buxheti do jete i kënaqshëm dhe do mund te hiqni edhe disa para mënjanë për te siguruar edhe te ardhmen.

#Peshorja

Do jeni gati edhe te falni dhe te hapni rruge sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe marrëdhënia me partnerin te përmirësohet dhe paqja te mbizotërojë. Beqaret do kenë një eksperience mjaft te bukur dhe zemra do ju rrahe me ritme me te shpejta. Ne planin financiar do jeni te kujdesshëm dhe te matur prandaj gjendja ka për te qene shume here me e mire se me pare.

#Akrepi

Asgjë nuk do ece mire sot mes jush dhe partnerit. Do jeni tej mase xheloze për te dhe mund te keni edhe debate te forta. Beqaret duhet te bëjnë pak me tepër durim dhe çdo ëndërr do ju realizohet. Dite te mira i presin se shpejti. Buxheti nuk ka për te qene shume i mire. Do shpenzoni pafund pa menduar aspak për te nesërmen. Ky do jete një gabim fatal.

#Shigjetari

Marrëdhënia juaj me partnerin ka për te qene tej mase e mire sot. Do i lini njëherë e mire pas krahëve problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm për ta bere te ardhmen sa me te bukur. Beqaret ka shume mundësi te realizojnë takimin e tyre me te bukur. Buxheti do filloje dalëngadalë te përmirësohet. Vazhdoni te tregoheni ende te kujdesshëm dhe gjendja do ndryshoje rrënjësisht

#Bricjapi

Lërini gjerat te rrjedhin natyrshëm sot ju te dashuruarit dhe mos kërkoni asgjë me ngulm. Keni për ta pare qe yjet do mendojnë për çdo gjë dhe do ua bëjnë ditën emocionuese. Beqaret do kenë takime te shumta, por ende nuk do ndihen gati për te hedhur hapa. Ne planin financiar disa te afërm do ju ndihmojnë t’i zgjidhni një e nga një te gjitha problemet qe keni pasur.

#Ujori

Nëse nuk prekni tema delikate sot, jeta juaj ne çift ka për te qene e kënaqshme. Mundohuni t’i shprehni sa me shume ndjenjat dhe pse jo te përgatisni edhe ndonjë surprize. Beqaret me ne fund do afrohen me një person qe e pëlqejnë dhe do ndihen mjaft mire. Tani për tani le te kënaqen me kaq. Ne planin financiar do keni gjate gjithë kohës mbështetjen e familjareve dhe nuk do keni tronditje.

#Peshqit

Do jeni tej mase te përkujdesur ndaj partnerit tuaj sot dhe marrëdhënia ne çift do jete e jashtëzakonshme. Nuk do keni asgjë për çfarë te qaheni. Beqaret nuk do arrijnë dot ta tërheqin pas vetes dike edhe pse ne fakt do mundohen mjaft. Buxheti do përmirësohet mjaft kështu qe përgatituni te kryeni edhe ndonjë investim me tepër nga zakonisht. /CityNews

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Horoskopi, e martë, 6 Gusht 2019

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

 

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Horoskopi e marte 5 tetor

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: