Connect with Us

E dini që e ëma e Noizyt është bërë “tap” me hashash? Ja rrëfimi i reperit

Showbizz

E dini që e ëma e Noizyt është bërë “tap” me hashash? Ja rrëfimi i reperit

Publikuar

-

E kishit menduar ndonjëherë se e ëma e Noizyt mund të merrte drogë? Kjo për fat të keq ka qënë një rastësi, ku e detyroi atë të shtrohej në spital. Reperi ka treguar rastin se si mamaja e tij ishte bërë “tap” me hashash, pasi kishte konsumuar dy copa keku, që ndodheshin në studion e tij. Ai ka risjellë edhe një herë në kujtesë gjithçka ka ndodhur atë ditë.

“Të të tregoj një histori të bukur, por e di që do më vrasë mami. Një nga fansat e mi ka ardhur disa herë në jug.

Është shumë i flaktë. Një ditë i dhashë shansin të vijë me mua nëpër turne. Erdhi nga Saranda dhe mori një sasi goxha të mirë hashashi.

Kishin bërë një si tip keku, domethënë kek me hashash… Me sa di, në ujin që gatuhet keku, hidhet hashash. Po bëheshim gati për në Tiranë, ndërkohë që çunat kishin ngrënë sa deshën dhe kishin lënë.

Nga ora 7 ishte zgjuar mami im nga gjumi, kishte shkruar në studio. Nga ora 8, me merr babi në telefon dhe më pyet “ku je?”

Unë kisha bërë aksident me makinë dhe nuk doja të shkoja në shtëpi. Më tha “hajde se mami është keq. E pyes ça ka dhe më tha nuk e di, e çuam në spital. Pak më vonë, babi më merr sërish dhe më thotë se e sollëm mamin në shtëpi, nuk kishte gjë. Kur shkoj në shtëpi, e gjej mamin shtrirë në divan…

LEXO EDHE:  Noizy prezanton makinën e tij/ Oriola e quan ‘sy laroshja’

Pasi e pyes, më thotë “nuk e di.” Mendova mos e ka nga stresi. Kur shkoj në studio, shoh copat e kekut dhe e mora babin në telefon ta pyes nëse kishte ngrënë ndonjë copë nga keku.

Ai më tha “po, ka ngrënë dy copa…”. Ata që janë mësuar me hashash, hanë vetëm një gjysmë cope, mendo pak mami im që kishte ngrënë dy copa….”, ka thënë ai, ndërsa ka shkaktuar plot të qeshura teksa ka qënë i ftuari special i Ermal Mamaqit. /CityNews

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryesore Show Biz

“Do të braktisë koncertet”/ Çfarë po ndodh me Elvana Gjatën?

Publikuar

-

Këngëtarja shqiptare Elvana Gjata, është vajza më e komentuar e showbizzit si për jetën e saj intime por edhe për atë profesionale.

Pas një heshtjeje tepër të gjatë në skenën shqiptare për shkak të një skandali të ndodhur në zonen e ish bllokut, ku u përfshi edhe ish i fejuari i saj Ervin Mata , Elvana u rikthye si aktore kryesore në një film të Ermal Mamaqit i quajtur “Dy gisht mjaltë”, i cili pati një sukses shumë të madh në Shqipëri dhe jo vetëm.

Më pas Elvana Gjata nuk u ndal me këngët e saj të cilat u bënë hite por edhe koncerteve ku më i fundit ishte ai i organizuar në sheshin “Skenderbej” ku ajo u rikthye në mes të publikut me këngët e saj të vjetra por edhe ato më të reja.

Por burime të sigurta për CNA.al, thonë se këngëtarja do të braktisë koncertet dhe ky do të jetë viti i fundit që ajo i organizon ato dhe do t’i rikthehet recitaleve.

LEXO EDHE:  Nxënësit u helmuan nga tymi i hashashit/ Policia fsheh ngjarjen

LEXO EDHE:  Noizy gati për të blerë ferrarin e dytë/Kjo është kërkesa për fansat

Nuk dihet arsyeja pse Elvana ka marrë këtë vendim por pritet të shohim se çfarë do të ndodhë me jetën profesionale të saj.

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Sezoni i ri i “Fiks Fare”/ Njihuni me velinat e reja

Publikuar

-

Nga

“Fiks Fare”, emisioni më i madh investigativ në vend, ka zgjedhur dy velinat e reja që do të jenë pjesë për këtë sezon të ri.

Të dyja vajzat nuk janë pak të njohura për publikun. Velinat e reja të Fiks-it kanë marrë pjesë në konkurse bukurie ku kanë fituar edhe çmime, kanë qenë pjesë të sfilatave të shumta apo seteve fotografike.

Bukuroshja brune Dajana Ponari është kurorëzuar “Miss Durrësi 2019”, por ka fituar edhe çmime të tjera bukurie, “Miss Sirena”. Është marrë me modeling, por pasioni i saj është edhe aktrimi.

Biondia Altea Noka është studente për drejtësi, mban një çmim bukurie, atë të “Miss Bikinit 2018” . Përveç modelingut, Altea ëshë notare, për tetë vjet është marrë me not në një nga ekipet e njohura të kryeqytetit

LEXO EDHE:  Noizy gati për të blerë ferrarin e dytë/Kjo është kërkesa për fansat

LEXO EDHE:  Nxënësit u helmuan nga tymi i hashashit/ Policia fsheh ngjarjen

Të hënën, në date 2 shtator, “Fiks Fare” ju lë takim në të njëjtin orar, në 20:10 në një rikthim me plot investigime dhe çështje të forta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

Momenti më i sikletshëm në Hollywood/ Kjo foto e Brad Pitt dhe aktores së njohur po bën xhiron e rrjetit

Publikuar

-

Premiera e filmit më të ri të Tarantinos, “Once upon a time in Hollywood” ka pasur një moment tepër të sikletshëm mes aktorëve të njohur.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është momenti i sikletshëm i takimit të Brad Pitt me Lena Dunham-in.

Fotografëve nuk u ka shpëtuar momenti kur Lena i është afruar për t’i dhënë Brad-it një puthje mes faqes dhe buzëve, e cila me siguri ka qenë një keqkuptim.

LEXO EDHE:  Wow/ Të rinjtë shqiptarë mësojnë në librat shkollorë për suksesin e Noizy-t

LEXO EDHE:  Nxënësit u helmuan nga tymi i hashashit/ Policia fsheh ngjarjen

Kaq ka mjaftuar që fotoja e tyre të bëjë xhiron e rrjetit dhe të gjithë po diskutojnë momentin e sikletshëm mes aktorëve, të cilët më pas janë ndarë duke u sjellë sikur asgjë e tillë s’kishte ndodhur mes tyre.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: