LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Drejtori i burgosur ushtron terror mbi naftëtarët/Si e mbron deputetja e PS

29 Janar 2017, 20:08, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha vijon me denoncime të forta ndaj qeverisë në mbarë vendin. Në rrjetet sociale, Berisha shkruan se drejtori i burgosur për vjedhje ushtron terror mbi naftëtarët e Kuçovës.

Sipas ish-kryeministrit, drejtori iu ul punonjësve rrogat dhe ditët e pushimit, si dhe shpërblimet.

Ndërsa shkon më tej, kur deklaron se deputetja e PS, Ermonela Felaj, iu thotë punëtorëve se nuk kanë çfarë t?i bëjnë drejtorit pasi prishet koalicioni.

Ja denoncimi i plotë:
Ne shtetin e banditokracise!
Naftetari dixhital denoncon:
– Terrorin nga drejtori, Lunik Çuadari, ish i burgosur per vjedhje, mbi naftetaret e Kuçoves
– Uljen e rrogave dhe diteve te pushimit, heqjen e antidodit dhe te shperblimeve
– Deputeten Ermonela, e cila u thote puntoreve nuk kemi ç’ti bejme se prishet koalicioni. sb
“Z.Berisha me fal qe ju shqetesoj po jam nje punojes i vjeter i nxjeries se naftes ne qytetin e kucoves. Dua te ngre shqetesimin e 400 puntoreve per drejtorin Lunik Cuadari. Na kan ulur rrogen 28 mijlek te vjetra ne muaj, na kan ulur lejen e zakoshme nga 40 dite ne 28 dite dhe kur puntori mer lejen e zakonshme puntorit i ulen 100 mij lek te vjetra, na kan hequr leket e robave, na kan hequr antidoda, na kan hequr sherblime kemi 3 vjet nuk kemi mar asnje shperblim. Pervjec ktyre ai sjelljen me puntoret e ka shume te keqe, i ofendone, i heq nga vendi punes. Ai edhe shkolle per te na drejtuar nuk ka. Ka qen i denuar ne burrg 1 vij e 6 muaj per vjedhje. Stafin e tij E ka me njerez te pa afte dhe partiak. Akohen puntoret tek deputetja ermonela dhe ajo qe skemi ca i bejm se nuk duam te prishim kualicionin. Me respekt S H nga qyteti kucoves puntor 40 vjecar. Ju lutem me ruani anonitetin sepse me heqin nga puna”/CityNews

Lajmet e fundit nga