LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Cili është tipi i mashkullit që mund të tradhtojë më lehtë?

29 Janar 2017, 14:30, Lifestyle CNA

Janë të shumta arsyet prej të cilave mund të prishet një lidhje. Më katastrofikja është tradhëtia, edhe pse janë të shumtë ata që nuk e pranojë dhe gjejnë 1001 arsye për t?u justifikuar. Gjithsesi nuk besojmë se ka ndonjë person që i futet një lidhjeje me qëllim për t?u ndarë e për t?u lënduar. Gjithçka fillon me ëndrra, dashuri dhe pasion, derisa diçka ndodh dhe situata vështirësohet, duke përfunduar në lot, dhimbje dhe zhgënjim.

Me pak fjalë, cili është tipi i mashkullit që mund të tradhëtojë më lehtë? Ne nuk jemi magjistarë, por do të bazohemi në ato që thonë studimet për t?ju dhënë përgjigjen që kërkoni. Atëherë, sipas studimit që u realizua në Journal of Personality and Social Psychology, ekziston një hobi, të cilin nëse partneri apo i dashuri juaj e parapëlqen tregon se ju tradhëton.

Nuk ka të bëjë me koleksionimin, as me palestrën e as me filmat. Më të dhënë pas tradhëtisë janë meshkujt që çmenden pas udhëtimeve. Kjo ka edhe një arsyetim të logjikshëm, duke qenë se këta njerëz janë mëndjehapur, të rehatshëm e të dashuruar pas së resë.

Megjithatë ne kemi një pyetje: Udhëtimet duhet të jenë me patjetër jahstë shtetin, apo e njëjta gjë vlen edhe për ato në destinacione të afërta?

Lajmet e fundit nga