LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Thellohet përçarja/Luan Rama: Pushteti arrogant ndaj qytetarëve

28 Janar 2017, 21:20, Aktualitet CNA

Vijon të thellohet kriza në koalicion qeverisës. Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Luan Rama, ka folur me të njëjtën gjuhë si kolegët e tij, duke përforcuar sulmet ndaj PS. Në studion e ABC Neës, Rama e cilësoi mazhorancën socialiste arrogante.

Ai solli shembullin e oficerit të policisë Entjol Xhelili që këndoi himnin në Kuvend, ku po dëshmonte për pajisjen e përgjimit Imsi Catcher, që dyshohet se e ka futur në burgjet shqiptare.
?Është shenjë e arrogancës së pushtetit të titullarëve të tij. Ai shpërdoron ligjin për simbolet kombëtare. Kjo lloj arrogance duhet të marrë fund dhe nuk i shkon një mazhorance të majtë. Ka një arrogancë të pushtetit ndaj qytetarëve. Ka sjellje arrogante të njerëzve të veshur me pushtet?, tha Luan Rama duke sulmuar indirekt ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili është titullar i oficerit Xhelili.

Luan Rama është një tjetër zë kundër PS, pas atij të Petrit Vasilit dhe Lefter Kokën, duke dëshmuar kështu përçarjen e plotë të koalicionit./CityNews

15:18 Aktualitet

Koka e Derrit

Nga Arnold GrabockaKur ndiejmë një erë të keqe, një kutërbim...

Lajmet e fundit nga