LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rrëfim i vajzës: Ja si mu shkatërruan thonjtë nga xheli / Mos i bëni kurrë më

28 Janar 2017, 20:30, Lifestyle CNA

Xheli në thonj për mua nuk paraqet asgjë të papranueshme. Gëzohem kur i kam thonjtë të rregulluar, ndryshe dhe kur duken të shëndetshëm.

Nëse ju them se tri vjet me rradhë kam pasur xhel në thonjë, sigurisht se do të pyesni si janë atëherë të shëndetshëm? Kur vendosa pas tërë këtyre viteve të bëj pushim, as për moment nuk kam menduar se diçka nuk është në rregull me ta.

Kozmetikologia te e cila shkoja është kujdesur në mënyrë perfekte për ato, por më e rëndësishmja nga të gjitha është xheli që e përdorte në thonjtë e klientëve..

Shumë herë kam ndëgjuar nga shoqet se ju kan prishur thonjët dhe askush nuk po mundet t?i ?kthejë përsëri në jetë?. Atëherë fillova të hulumtoj dhe erdha deri te informatat se ekzistojnë tri situata për të cilat duhet kohë pas kohe të bëhet pushim.

Ja pse:

Thonjtë bëhen të panjohur

Shpesh kur kozmetikologia e pastron plotësisht xhelin nga pllaka e thonjëve ata vërtetë duken të shkatërruar. Janë të rreckosur, ?kalbur? nga limimi (gërryerja), të thatë dhe me ato linjat ?e pashërueshme?. Për këtë është shumë e rëndësishme të bëni pushim. Është e nevojshme që thonjtë të ajrosen (marrin frymë) dhe të trajtohen sa do pak në një mënyrë ndryshe. Kur largoheni nga xheli, përkushtojuni, i lyeni me gjëra që do t?i ringjallin dhe bëjnë më të fortë. Kur të kalojë një kohë e caktuar, lirisht mundeni përsëri t?i ktheheni rutinës së zbukurimit kozmetik.

Lëkura në duar fillon të ndryshojë

Sinqerisht, diçka të tillë nuk kam vërejtur, por jam bërë e vetëdijshme se llambat UV jashtëzakonisht i thajnë duart. E tërë kjo funksionon në të njejtën mënyrë sikur edhe solariumi apo ekspozimi i tepërt në diell. Shoqet e mia kanë pasur përvoja të ndryshme, ashtuqë njërës nga to në duar ju paraqitën pika të kuqe. Me sa duket lëkura e saj nuk është mjaft ?e rrezistueshme? dhe tregon shenja të padëshirueshme në bukuri.

Thonjët fillojnë të thyhen

Kur vjen koha e lëmimit (gërryerjes) ndodhë që kozmetikolog?ja nga pakujdesia e vogël ta hollojë thoin si letër. Kjo mund të lëndojë shumë, ashtuqë shpesh vajzat bërtasin gjatë tretmanit.

Përveç kësaj, preparatet që përdorin kozmetikologët shpesh mund të janë rigoroze, të djegin apo të kundërmojnë erë të keqe, ashtuqë edhe ky është një shkak që duhet të bëhet një pushim.

Cilat janë përvojat tuaja, a mbani dhe sa gjatë xhel në thonjë dhe a keni patur ndonjë efekt të padëshirueshëm?

Lajmet e fundit nga