LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nis “furtuna” kundër Balilit/Në polici djali, vëllezërit e nipat e “Eskobarit” të drogës

28 Janar 2017, 09:18, Aktualitet CNA

Policia e Shtetit është hedhur sërish në sulm për kapjen e ?Eskobarit të Ballkanit?, Klement Balili. Forca të shumta të FNSH-së dhe RENEA-s kanë zbarkuar, në orët e para të mëngjesit të sotëm, në shtëpitë e familjarëve të Balilit, duke i marrë ata në pyetje.

Nga informacionet e para të operacionit, mësohet se shtatë pjesëtarë të familjes së Balilit, mes tyre dhe djali i tij, vëllezërit e nipat, kanë përfunduar në polici, për t?u marrë në pyetje.
Klement Balili është i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi akuzohet nga drejtësia greke si drejtuesi i një organizate të fuqishme të narkotrafiku, e cila vepronte në disa vende të Evropës.
Ndërkohë, vëmendja është rikthyer sërish fuqishëm tek ?Eskobari?, pas kërkesës së kryeparlamentarit Ilir Meta, i cili i kërkoi Presidentit Bujar Nishani të mbledhë Këshillin e Sigurisë, një kërkesë e pranuar nga ky i fundit./CityNews

Lajmet e fundit nga