Koka e Derrit – CNA
Connect with us

Aktualitet

Koka e Derrit

Publikuar

-

Nga Arnold Grabocka

Kur ndiejmë një erë të keqe, një kutërbim, gjithnjë parashikojmë se diçka e kobshme ka ndodhur përreth, shumë pranë. Kutërbimi është era e kalbjes, e çshenjtërimit, përdhosjes dhe fundit të dhunshëm. Megjithatë, çdo herë ndiejmë një kutërbim, kthejmë kokën me kuriozitet për të parë se nga cila anë vjen vdekja. Këtë instikt duhet të kenë përjetuar edhe punëtorët pranë urës së Gjolës kur ndien kutërbimin që do t’i çonte në një zbulim të tmerrshëm: qindra koka derrash të hedhura në lumin Ishëm.

Ironia e fatit do që në të njëjtën darkë, vetë Ministri i Mjedisit të na drejtonte me gisht, që nga ekrani i televizionit, tek kutërbimi i padurueshëm i një koke tjetër derri: koalicioni qeverisës. Duke marrë shembull Durrësin, sipas tij qeverisja e Partisë Socialiste është:

  1. Arrogante e tejskajshme;
  2. Tradhtare në zgjedhjet lokale, për bashkitë ku kandidati vinte nga LSI;
  3. E tensionuar dhe e prirur të krijojë një betejë të madhe me LSI;
  4. Është e paaftë të fitojë pa LSI (kur deklaroi se pa LSI, në Durrës sot do të ishte Kryebashkiake znj. Duma);
  5. Kriminale: ka kapur policinë e shtetit, të cilën e përdor për të përndjekur LSI, kundërshtarët në përgjithësi, si dhe për të mbrojtur parcelat e hashashit.

Qytetarët e dinin që koalicioni prej kohësh vinte erë të keqe, njësoj si shteti. Ata i njihnin gjithë këto të vërteta, ose gjysëm të vërteta, që deklaroi z. Koka. Deklarata “bombë” e tij nuk shërbeu për t’u thënë qytetarëve të thjeshtë se koka e derrit po qelbet erë. Ajo çka deklaroi nuk na shërben ne, si qytetarë, por militantëve. Ata më në fund janë të lirë.

Tani mund të zënë më në fund hundën, pas katër vitesh që durojnë erën.

Tani mund të thonë se era që vjen nuk është e mirë, por e keqe.

Tani mund të thonë që kjo erë e keqe vjen nga koalicioni.

Megjithatë asgjë dhe askush nuk mund t’ua heqë prej rrobash e lëkure erën e keqe të kokës së derrit.

Ndërkohë, gjatë të shtunës Kryeministri postoi në Facebook kundërpërgjigjen e rradhës: Indeksin e Besimit tek Institucionet. Nëpërmjet një grafiku pa metodologji, pa formulë, a pa ndonjë adresë ku mund t’i gjejmë këto të dyja, ai tregoi se institucioni ku shqiptarët kanë më shumë besim është Policia e Shtetit (52%). Këtë e bëri për të treguar se Policia e Shtetit nuk po përndjek as kundërshtarët, as LSI-në, as po mbron parcelat me drogë, e as nuk është favorizuese ndaj ndonjë pale politike. Pa krahasuar të dhënat e tjera me njëra-tjetrën, pasi kjo do të kërkonte më parë analizën e metodologjisë, mund të themi se postimi i Kryeministrit përmban një gjysmë të vërtetë. Sa herë e më shumë po krijohet përshtypja se në Shqipëri ekzistojnë dy Polici Shteti: njëra e bukur, serioze, me barazi gjinore, e rreptë, me automjete të fundit, duke patrulluar rrugët e Tiranës, duke këshilluar vënien e rripit apo duke dalë në fushata sensibilizuese. Policia tjetër e Shtetit është e shëmtuar, brutale, mbushur me barkderra dhe automjete jeep të baltosura prej udhëtimeve ditore te të njëjtat parcela. Postimi i Kryeministrit, i bashkëlidhur me shprehjen “qentë le të lehin”, nuk vërteton ndonjë gjë të madhe. Madje as nuk është postuar nga Kryeministri për të provuar ndonjë gjë të madhe. Përkundrazi, është mënyra e tij për t’u thënë militantëve se era që kanë ndier prej katër vitesh është e qelbët dhe vjen prej kokës së prerë të derrit të koalicionit.

Tashmë ne, njësoj si punëtorët e varfër pranë urës së Gjolës, kthejmë kokën nga kutërbimi, vëzhgojmë qindra koka derrash në Ishëm, dhe vazhdojmë pa përshtypje punën e përditshme me bindjen se të tjera koka derrash na presin në qershor.

Aktualitet

Mosha është thjesht një numër/ Këto janë shenjat e horoskopit që nuk plaken kurrë

Publikuar

-

shenjat e horoskopit qe qendrojne te rinje gjithmon

Luani

Luani është një shenjë që transmeton idenë e të resë, thjesht me energjinë që ka. Atyre u pëlqen që të qendrojnë në ambiente ku çdokush rreth tyre është i  gëzuar dhe i lumtur. Mënyra se si ata e shohin jetën, në mënyrë tepër optimiste dhe shpresëdhënëse i bën që të ndjehen gjithnjë të rinj.

Shigjetari

Energjia e tyre është ngjitëse, është e pamundur që të mos infektohesh prej saj. Mosha është fare e parëndësishme për të lindurit e kësaj shenje,ata do të sillen gjithnjë si  të pabindur. Shigjetari ka një frymë rinie dhe ofron një hov freskie dhe  energjie kudo që shkon.

Peshqit

Peshqit nuk kanë shumë dëshirë që të rriten, kjo do t’i vinte drynin imagjinatës së tyre. Ndjenjat e tyre janë gjithnjë të forta dhe mbizotërojnë mbi arsyen. Kjo shenjë është shumë e sinqetë, ndaj dhe perceptohet gjithnjë si naive dhe fëmijnore./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Metodat kontraceptive/ Këto janë gënjeshtrat që i besojmë të gjithë

Publikuar

-

metoda kontraceptive mite qe i besojne te gjithe

Kondomi ndikon në kënaqësinë seksuale

Kondomi nuk ndërhyn aspak në shijimin e eksperienvës seksuale. Për më tepër në treg ka shumë lloje kondomësh që do t’ju lejojnë të shijoni seksin si dhe të jeni të mbrojtur.

Pilula kontraceptive të shëndosh

Edhe kjo është gënjeshtër, pilulat kontraceptive, që merren me recetë nga gjinekologju nuk të shëndoshin. Për më tepër mund të provosh disa lloje pilulash derisa të gjesh atë që të përshtatet më mirë.

Pilulat kontraceptive shkaktojnë sterilitet

Kjo është një tjetër gënjeshtër që e besojnë të gjithë. Mjekët janë të bindur se efektet e kontraceptivëve oralë fshihen pak kohë pas ndërprerjes së tyre./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“As që bëhet fjalë ta mbyllim me kaq!” / Trajneri i Realit po vuan presionin

Publikuar

-

By

Real Madridi dje humbi kundër Gironës dhe ky ishte lajmi më i papritur për tifozët madrilenë. Trajneri i “Los Blancos”, Santiago Solari, e ka justifikuar paraqitjen e dobët duke vënë gishtin te lodhja e madhe fizike e psikologjike e shkaktuar nga ndeshjet e javëve të fundit.

“Është për të ardhur keq. Po na ikin pikë nga duart, ndërkohë rivalët për titull po fitojnë e po na largohen. Ishim duke bërë një ecuri të mirë, ku shlyem disa humbje që bëmë në fillim. Do të na duhet të vazhdojmë të luftojmë”, – ka deklaruar ai.

I pyetur nëse kishte gabuar me formacionin, Solari ka thënë: “Çfarë është kjo pyetje?! S’mund të flasim me hipoteza për të të shkuarën ose të ardhmen. Ne thjesht marrim vendime dhe më pas përpiqemi të fitojmë. Gara për titullin nuk mbaron me kaq. As që bëhet fjalë. Do të luftojmë në të tre frontet”.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet21:55 - 17 Shkurt, 2019

Paralajmërimi i Thaçit/ Herët a vonë gjenocidi i Serbisë do të ndëshkohet

Presidenti i Kosovës gjatë deklaratës së tij për 11-vjetorin e pavarsisë së Kosovës ndër të tjera u shpreh se marrëveshja...

Aktualitet18:28 - 17 Shkurt, 2019

Kosovë-Serbi/ Kryeministri maqedonas, deklaratë të fortë për ndryshimin e kufjve

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, nga qyteti gjerman i Mynihu, ku mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Çështje...

Aktualitet13:21 - 17 Shkurt, 2019

Marrëveshje me Serbinë/ Tërhiqet Haradinaj?

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë fjalimit të tijë në seancën solemne për 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës është...

Aktualitet12:14 - 17 Shkurt, 2019

Seanca e pavarësisë së Kosovës/ Veseli: Kosova duhet të dëgjojë Amerikën

Sot, me rastin e 11 vjetorit të pavarësisë Kuvendi i Kosovës  ka zhvilluar seancë solemne, në të cilën merrte pjesë...

sekretari i shtetit amerikan mike pompeu sekretari i shtetit amerikan mike pompeu
Aktualitet11:29 - 17 Shkurt, 2019

Pompeo uron Kosovën/ I përmend reciprocitetin me Serbinë

Sot Kosova mbush 11 vjeç si shtet i pavarur dhe siç është bërë tanimë traditë ka marë urime zyrtare nga...

Aktualitet10:56 - 17 Shkurt, 2019

Aksidenti në Maqedoni/ Zbardhet identiteti i viktimës nga Kukësi

Nata e 13 shkurtit tashmë është shënuar si një natë e zezë për shqipëtarët e Maqedonisë. Si pasojë e një...

haradinaj, kryeminister i kosoves haradinaj, kryeminister i kosoves
Aktualitet10:36 - 17 Shkurt, 2019

11-vjetori i Pavarësisë/ Haradinaj: Pavarësia jeton me ne

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen solemne, me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së vendit,  të drejtuar nga Kryeministri...

Aktualitet21:27 - 16 Shkurt, 2019

Policia shmang sulmet terroriste

Disa zona të Maqedonisë së Veriut kanë shpëtuat nga sulme terroriste të planifikuara nga mbështetës së organizatës famëkeqe ISIS. Lajmi...

hashim thaci dhe aleksander vucic hashim thaci dhe aleksander vucic
Aktualitet21:00 - 16 Shkurt, 2019

Debati për marrëveshjen finale/ Thaçi dhe Vuçiç përballen në Mynih

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, janë përballur ballazi në qytetin gjerman të Mynihut, në...

trump thirrje kosoves dhe serbise trump thirrje kosoves dhe serbise
Aktualitet19:08 - 15 Shkurt, 2019

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Trump bën thirrje për njohje të ndërsjellë

  Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u bëri thirrje presidentëve të Kosovës dhe Serbisë që të punojnë për...

Aktualitet09:57 - 15 Shkurt, 2019

Ulen tensionet me Italinë/ Franca kthen ambasadorin

Këtë të premte pritet që ambasadori i Francës në Itali, Christian Masset të kthehet në Romë. Ministri i jashtëm francez...

dorina bejko, spak dorina bejko, spak
Aktualitet15:37 - 13 Shkurt, 2019

Ngritja e SPAK/ Regjistrohet një tjetër kandidat

Një tjetër prokuror ka aplikuar ditën e sotme për t’u bërë pjesë e Strukturës së Posaçme të Antikorrupsionit. Mësohet se...

tabela ne gjuhen shqipe ne maqedoni tabela ne gjuhen shqipe ne maqedoni
Aktualitet14:24 - 13 Shkurt, 2019

Ndryshimet në Maqedoni/ Tabelat rrugore, edhe në shqip

Ndryshimi i emrit të Republikës së Maqedonisë Veriore, siç edhe pritej ka filluar të japë efektet e para në këtë...

emri i ri i Maqedonise emri i ri i Maqedonise
Aktualitet08:41 - 13 Shkurt, 2019

Hyn në fuqi emri i ri Republika e Maqedonisë së Veriut

Marrëveshja e Prespës dhe ndryshimet kushtetuese hynë në fuqi dhe prej ditës së sotme vendi quhet Republika e Maqedonisë së...

Aktualitet08:37 - 13 Shkurt, 2019

Ligji për Gjuhën Shqipë në Maqedoni/ Qeveria miraton grupin e punës

Qeveria në Maqedoni ka miratuar formimin e grupit të punës ndërministror për zbatimin e Ligjit për gjuhët. Mediat bëjnë të...

Aktualitet21:39 - 12 Shkurt, 2019

Haradinaj: Marrëdhëniet me SHBA-të të pacenueshme, tarifat nuk i heqim

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili e kishte pranuar letrën më herët gjatë ditës nga ambasadori amerkan Philip Kosnett,...

Aktualitet21:30 - 12 Shkurt, 2019

SHBA ultimatum Kosovës/ Gati të ndihmojmë një marrëveshje me Serbinë

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett u dorëzoi të martën udhëheqësve të Kosovës një letër të nënshkruar nga tre zyrtarë...

Aktualitet10:27 - 12 Shkurt, 2019

Tiranë ndërpritet energjia elektrike/ Ja cilat zona mbeten në terr

Operatori Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë me dije ditën e sotme se në disa zona të Tiranës do të...

ne pranga cifti shqiptar ne pranga cifti shqiptar
Aktualitet15:50 - 11 Shkurt, 2019

Trafikonin  drogë/ Në pranga një çift

Policia italiane ka vënë në pranga një çift shqiptar në zonën e Padernos në Itali. Sipas autoriteteve italiane çifti shqiptar...

presidenti serb aleksander vucic presidenti serb aleksander vucic
Aktualitet15:26 - 11 Shkurt, 2019

Vuçiç kërkesë Kosovës/ Të punojmë së bashku

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka kërkuar sërish heqjen e taksës 100% nga shteti i Kosovës. Në një komunikim me...

Aktualitet20:21 - 10 Shkurt, 2019

Taksa ndaj Serbisë/ Gjenerali amerikan anullon vizitën në Kosovë

Këshilltari i Presidentit Thaçi, Ardian Arifaj, ka konfirmuar se komandanti i Gardës Kombëtare të Iowas, gjeneral-majori Timothy Orr e ka...

Aktualitet20:10 - 10 Shkurt, 2019

“Jelekverdhët” përmbytin bulevardin “Champs Elysees”

Nё Francё sёrish lёvizja “jelekverdhёt” organizoi protesta nё rrugё pёr tё 13 herё. Disa mijёra vetё marshuan nё Paris nga...

Aktualitet19:55 - 10 Shkurt, 2019

Shkundet koalicioni qeverisës/ Qindra mijёra protestues nё Romё

Jo vetëm Serbia por edhe kryeqyteti italan, Roma, është pëtfshirë nga protesta masive ku janë pjesëmarrë qindra mijëra vetë. Sikurse...

Aktualitet19:44 - 10 Shkurt, 2019

Protesta e opozitës, kundër Presidentit, trondit Serbinë

Protestat e opozitës kundër rizgjedhjes së presidentit në detyrë Aleksandër Vuçiç kanë njohur përshkallëzim. Nёn moton “njё ndёr pesё milionё”...

Aktualitet22:25 - 9 Shkurt, 2019

Tre vjeçarja bie nga kati i katërt/ Motra e madhe bën mrekullinë

Një mrekulli ka ndodhur në periferi të Milanos. Një vajzë 3 vjeçare, ka shpëtuar me dëmtime të lehta, pasi ka...

Aktualitet21:59 - 9 Shkurt, 2019

Maskat grabisin një bankë në Prishtinë

Prishtina është tronditur mbrëmjen e sotme nga një grabitje me armë dhe me maska që i është bërë një banke...

debaqt ne parlamentin grek debaqt ne parlamentin grek
Aktualitet20:49 - 9 Shkurt, 2019

Maqedonia në NATO/ Tsipras akuza të forta opozitës greke

Parlamenti grek është përfshirë ditën e sotme nga debate me tone të ashpëra nga mazhoranca dhe opozita. Shkak për këtë...

Donald Trump takim Kim Jong Un Donald Trump takim Kim Jong Un
Aktualitet20:10 - 9 Shkurt, 2019

Donald Trump dhe Kim Jong Un takohen në Hanoi

Takimi i dytё mes presidentit tё SHBA-sё Trump dhe kreut tё shtetit nё Korenё e Veriut Kim do tё zhvillohet...

Trending

Read previous post:
Kur do të ketë Maqedonia qeveri?/ Sot skadon afati i Gruevskit

Pas dy ditёsh skadon afati pёr krijimin e qeverisё nё Maqedoni nga partia fituese VMRO. Ndёrkohё opozita e pret skadimin...

Close