Aktualitet
Çfarë e tremb kreun e LSI?/Balili si Eskobar droge, Meta si Eskobar korrupsioni
LSI dhe kreu i saj kohët e fundit ka ngritur tonet ndaj qeverisë ku bëjnë pjesë prej 4 vitesh.
Dy ministra, miq besnikë të Metës, Ylli Manjani dhe Lefter Koka kanë pasur qëndrime më afër opozitës dhe kanë sulmuar ashpër qeverinë dhe në vecanti ministrin e Brendshëm, një nga njerëzit më të besuar të kryeministrit.
Ilir Meta edhe pse është gjysma e qeverisë po sillet si opozitë, jo si pjesë e një koalicioni ku ministrat e tij janë të zhytur në llum dhe skandale.
Mesazhet në fakt i jep Ylli Manjani i përfshirë në skandalin e liçensave të noterëve, ku persona me precedentë penale dhe njerëz me lidhje nepotike me Manjanin “rrëmbyen” liçensat.
Lefter Koka është një tjetër ministër që flet për skandale qeverie por ai është vetë skandali. Shkatërrimi i pyjeve kur ka moratorium, importi i plehrave me mbështetjen e tij, pa folur për betonizimin që i bëri Durrësit si kryebashkiak, janë mesazhe thuajse të neveritshme.
Dy ushtarë të Metës në qeveri sulmojnë gjysmën tjetër, ata që i mbushin thesin, sulmojnë në emer te thesit. Neveri politike.
Çfarë do ndodhte në rast se PS sulmonte “ushtarët” e paaftë dhe hajdutë të Ilir Metës nga tansportet tek drejtësia, rrugët, bujqësia apo gjetkë??
Ilir Meta po bën një lojë politike perverse. Ai sulmon qeverinë si opozita (e mefshtë në aksion), për të gjetur shtrat të ngrohtë afër saj, nga ana tjetër ajo nuk mer kostot e qeverisjes të Edi Ramës, ndërkohë që ka votuar çdo ligj me shumicë të cilësuar dhe LSI është këmba ë qeverisë të Ramës, e mesit apo anash kjo ska rëndësi. Ilir Meta është pjesë e saj dhe ka po aq përgjegjësi sa vetë Rama.
Por diçka e tremb Ilir Metën. E tremb Klement Balili që pas vizitës në SHBA e “shiti”. Klement Balili është i Ilir Metës, drejtor i tij dhe emëruar prej tij. Klement Balili është Eskobari për Drogën Ilir Meta është Eskobari i korrupsionit, këtë se themi ne këtë e thotë dhe e di gjithë Shqipëria.
Ilir Meta është llumi i kësaj politike, aspak më i pastër dhe më i ndershëm se Rama. Ilir Meta është vëllai siamez i kryeministrit tonë, që mban dhe përlyen mikun e tij Meta në çdo minutë pushteti.
E tremb korrupsioni i tij dhe problemet me ndërkombëtarët. Meta kujton se duke u shitur si anti Soros mund të jetë zgjidhja e vetme për administratën e Trump në Shqipëri. Në fakt është Ilir Meta që ka mbajtur në pushtet njeriun e Sorosit në Shqipëri. Është Ilir Meta që ka qenë në krah të Ramës në çdo kohë, dje edhe sot.
Meta mendon se me skenarë pro amerikanë mund të shpërtojë, por ai është në krye të listës të personave të korruptuar, njerëzve problematikë që kanë shkatërruar Shqipërinë këto 26 vite. Ilir Meta nuk është zgjidhja, por së bashku me Ramën ai është problemi dhe për të shpëtuar po luan një loje.
Sulmon qeverinë, nxjer ministrat e po kësaj qeverie që kanë heshtur tre vite të bërtasin dhe akuzojnë. Katër vite qeverisët bashkë, vodhët bashkë, përgjegjës janë bashkë. Kostot i kanë si bashkëpunëtorë, dhe këtu pa përgjegjësi nuk është edhe opozita që në fakt e ka vështruar dhe asnjëherë nuk e ka sulmuar Metën. Ky nuk ka frikë Bashën, por SHBA-të dhe Ramën, për Lulin ai “mbretëron” edhe 100 vjet./Citynews
Lajme të Rekomanduara:

Lala bën deklaratën e fortë/ Behar Sofia i përfshirë në fushatë elektorale, do hapte thesin për…
Gazetarja Klodiana Lala, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme për vrasjen e Behar Sofisë në mes të Tiranës, i njohur ndryshe si...

Kryemadhi bën deklaratën “bombë”/ Ndërkombëtarë vijnë lënë vajzat e shqiptarëve me barrë dhe ikin
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka bërë një deklaratë të fortë teksa u shpreh se gjërat në Shqipëri do të ishin më mirë nëse nuk...