LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestohet babai “i fortë” në Tepelenë/ Kapet me drogë dhe godet policin, zhduket i biri

28 Janar 2017, 10:11, Aktualitet CNA

Policia e Gjirokastrës ka ndërmarrë një tjetër operacion antidrogë të koduar ?START?. Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 30 kg kanabis sativa, në Tepelenë. Policia ka arrestuar poseduesin e lëndës narkotike, 54-vjeçarin Ivzi Sada, si dhe ka shpallur në kërkim djalin e tij, 21-vjeçarin E. S.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se shtetasit e mësipërm posedonin një sasi lënde narkotike, të cilën e kishin fshehur në banesën e shtetases D. I. në qytetin e Tepelenës, nga ana e shërbimeve të policisë është ushtruar kontroll në këtë banesë dhe në kasollen e kësaj banese janë gjetur 5(pesë) thasë plasmasi, ku brenda tyre kishte lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sattiva, me peshë totale rreth 30 kg.
Në momentin e kontrollit, shtetasi Izvi Sada ka kundërshtuar punonjësit e policisë duke goditur me grusht njërin prej tyre.
Po kështu në bazë të veprimeve hetimore të kryera filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetaset D. I. dhe F. S.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për hetim të mëtejshëm në ngarkim të shtetasve të lartpërmedur./CityNews

Lajmet e fundit nga