LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

KRUJË/ 200 koka derri dhe organe të brendshme gjenden në lumin Ishëm

27 Janar 2017, 08:46, Aktualitet CNA

Në orët e para të ditës janë gjetur në lumin Ishëm 200 koka derri dhe organe të brendshme.

Ende nuk dihet nga kanë ardhur, ndërsa disa kanë edhe numër matrikulimi.

Burimet bëjnë me dije se një pjesë e numrave të matrikulimit verehen që janë dëmtuar.

Në mjedisin pranë mbetjeve të hedhura është shkaktuar një erë e rëndë.

Banorët janë shprehur të shqetësuar ndërsa kokat po përhapen nga qentë. Ata dyshojnë se kokat janë hedhur ditën e djeshme. Aktualisht nuk ka asnjë inspektim në zonë. /CityNews

 

Lajmet e fundit nga