LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FOTOT/ U dobësuan nga dieta? Ja si kanë vepruar Meta, Eriku dhe Sara

27 Janar 2017, 13:37, Aktualitet CNA

Të dobësohesh në një kohë të shkurtër është kthyer në një trend së fundmi. Në këtë rrymë është përfshirë jo vetëm bota e show-bizzit por edhe politika.

CityNews ka përgjedhur tre personazhe, të cilët bënë jehonë të madhe pasi u dobësuan në një kohë rekord.

Ilir Meta, Erik Fullani dhe Sara Hoxha u kthyen në personazhe, pasi ranë në peshë në kohë reale. Kryeparlamentari e njëkohësisht kreu i LSI, Ilir Meta, u dobësua 30 kilogram.

Bashkëshortja e tij, në  një intervistë të fundit u shpreh se ajo u ndje paksa xheloze, aq sa nisi një dietë. Por çështë e vërteta, Meta nuk ka adoptuar vetëm një dietë. Ai merret me sport , vrap, ecje dhe një orë biçikletë. Në media është shkruajtur më herët për regjimin ushqimor dhe se Meta është dobësuar me dietën ?Dukan?, një nga dietat më të famshme dhe efikase sot në botë.

Gjatë kësaj diete hahet vetëm mish, peshk, vezë, të gjitha bulmetrat, si qumësht, kos, djathë, gjizë, por jo gjalp. Një nga sekretet e këtij regjimi është përdorimi i tërshërës për të furnizuar trupin me fibra, meqë buka nuk lejohet.

Në këtë dietë nuk ka orar dhe masë, mund të hash sa herë të duash, por vetëm ushqimet e lartpërmendura. Nga ana tjetër ekzistojnë edhe zëra të tjera se Meta ka kryer një ndërhyrje dhe se dietat janë thjesht në kuadrin e thashethemeve.

Ne ende  nuk e dimë si qëndron e vërteta, por ama garderoba e re i përshtatet mësë miri Metës.

Personazhi i dytë që kemi përzgjedhur është Erik Fullani, djali i ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Ai në mënyrë drastike humbi peshë në pak muaj duke marë format e një modeli.

Zërat thonë se ai ka arritur në format e në modeli jo vetëm falë aktiviteteve fizike, por edhe ndërhyrjeve të mjekëve.

Pas tyre jo më pak e rëndësishme qëndron edhe Sara Hoxha, e cila tashmë është bërë nënë. Vajza e të ndjerit Dritan Hoxha, Sara, ka rrëfyer më herët se sekreti i dobësimit ishte një By Pass.

Vetë Sara, në profilin e saj në ?Instagram?, ka publikuar një fotografi para dhe pas ndërhyrjes. ?1 vit pas by pass-it. Sinqerisht, mund të them se ka qenë vendimi më i mirë i jetës sime, por nuk do t?ia rekomandoja dikujt që do të humbasë peshë.

Ka vajza që më shkruajnë çdo ditë dhe që duan të humbasin peshë, por unë nuk dua t?i bëj reklamë një kirurgjie të tillë. Kush jam unë që t?ju jap këshilla. Unë nuk munda të humbisja peshë nëpërmjet një jete të shëndetshme?,- ka shkruar Sara në profilin e saj në ?Instagram? kohë më parë.

Pavarësisht se u krijua një zhurmë e madhe në rrjetet sociale, ajo vazhdoi përpara, ndërsa tashmë gëzon forma të shkëlqyera. /CityNews

Lajmet e fundit nga