LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shqipëria të bashkohet me Kosovën, politika e jashtme po përdoret!/Bushati: I dashur Blush ...!

26 Janar 2017, 13:01, Aktualitet CNA

Teksa foli për situatën tepër të tensionuar Kosovë-Serbi dhe mos reagimin e BE-së, Ben Blushi akuzoi dhe Shqipërinë. Ndonëse e cilësoi këtë të pafuqishme për të ndihmuar Kosovën, Blushi akuzoi Ministrinë e Jashtme, që sipas tij, po përdoret për interesat e ditës.

?Shqipëria është e pafuqishme të ndihmojë Kosovën. Kosova dhe Shqipëria duhet të bashkohen, kjo është zgjidhja më e mirë për Ballkanin. Politika e jashtme po përdoret për interesat e ditës. Në ministrinë e Jashtme duhet të ndajmë faktet nga interpretimi?, tha Blushi.

Ndërkohë, replikoi menjëherë ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili i konsideroi tezat e Blushit për Ballkanin si populizëm. Sipas tij, Shqipëria është vend kandidat që prej vitit 2014.

?Tezat e Blushit për Ballkanin, populizëm. Shqipëria i dashur Ben është vend kandidat që prej vitit 2014. Është e pavërtetë që është refuzuar statusi kandidat?, theksoi Bushati./CityNews

Lajmet e fundit nga