LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Replikat/ Ruçi ia kthen Halimit: Nuk e doni votimin elektronik!

26 Janar 2017, 11:50, Aktualitet CNA

Një përballje e fortë ka qënë sot ajo mes Halimit dhe Ruçit.  Deputeti demokrat është ndalur në votimin elektronik, ndërsa deputeti socialist i është kundërpërgjigjur se PD-­ja nuk e do votimin elektronik, por e mban si alibi për të mos njohur zgjedhjet. Sipas Ruçit, edhe OSBE-­ja ka thënë se nuk ka kohë për eksperimente të tilla.

Ky reagim erdhi pasi Eduard Halimi tha se: ?Nuk mund të ketë zgjedhje normale, pa u garantuar votimi dhe numërimi elektronik. Një vit më parë, kush e imagjinonte që vendi do mbillej me drogë, se do kthehej në Kolumbi, se mbi 80 oficerë do ishin në hetim me mbjellje dhe trafikim, se vetëm fara e kanabisit do kushtonte mbi 20 milionë euro, se trafikantët në krah të politikanëve do inauguronin komplekse me paratë e drogës, se do blinin vota që bashkiaku t?ju shkelte syrin teksa ata do trafikonin drogë dhe se paratë e drogës do bëheshin njësh me qeverinë në zgjedhjet e Dibrës.

Ato na treguan që duhet të gjenim zgjidhje?, vijoi Halimi. Sipas deputetit, ?Dekriminalizimi mund të pastrojë këtë Parlament, por nuk kemi garanci se banditët e lidhur me Ramën s?do jenë sërish në qeveri, jo vetë po me emrat e motrave dhe vëllezërve?. /CityNews

Lajmet e fundit nga