LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjenden pjesë skeleti të një njeriu, policia jep të dhënat

26 Janar 2017, 10:36, Aktualitet CNA

Pas gjetjes së një skeleti në Vlorë, policia ka përditësuar të dhënat. Vetëm 40 metra larg vendit ku një ditë më parë u gjet një kokë e dekompozuar, policia ka gjetur edhe pjesë skeleti njeriu.

Në fshatin Romës, pranë vendit të quajtur “Përroi i Mollës”, në një zonë të pyllëzuar është gjetur një pjesë skeleti njeriu, e përbërë nga gjymtyrët e poshtme “këmbët” dhe pjesë të legenit.

Këto pjesë skeleti janë gjetur rreth 40 m larg vendit të ngjarjes ku u gjet koka, të cilat dyshohen se i përkasin të njëjtit trup.

Nga ana e policisë vijojnë veprimet hetimore, në lidhje me zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes. /CityNews

Lajmet e fundit nga