Connect with Us

Trajoni aknet në fytyrë me këto metoda të thjeshta

Femra

Trajoni aknet në fytyrë me këto metoda të thjeshta

Publikuar

-

Aknet jane nje problem shume i perhapur jo vetem tek adoleshentet por edhe tek te rriturit, meshkuj apo femra. Te gjithe duan te kene nje lekure te bute e perfekte, por te pakte jane ata qe e kane gjenetike e te tjeret duhet te kujdesen shume per ta arritur kete.

Problemet e lekures jane te shumta duke filluar nga pikat e zeza, pucrat, njollat kafe, rrudhat dhe aknet. E fundit kerkon nje trajtim specifik dhe eshte me e veshtire per tu kuruar por jo e pamundur.

Ekzistojne me mijera produkte kozmetike, bimore apo farmaceutike te cilat pretendojne qe mund te kurojne aknet, por jo cdo person reagon njesoj ndaj tyre, e nese ka funksionuar per dike kjo sdo te thote qe e njejta gje mund tju ndodhe dhe juve.

Pavaresisht ketij fakti ekziston dhe mundesia e nje reaksioni apo alergjie te mundshme, vecanerisht nese produkti eshte blere pa rekomandimin e nje dermatologu te specializuar.

Produktet natyrale jane gjithmone nje zgjedhje e shendetshme dhe pa kosto. Ne po ju propozojme disa receta natyrale per trajtimin e akneve te cilat kane efekt te dukshem:

Aspirine+leng limoni

6-12 asprine kokerr

1/8-1/4 luge caji me leng limoni

Perzieni 6 aspirina me lengun e limonit sa ti mbuloni ato. Lereni aspirinen te shkrije dhe perzieni sa te formohet nje paste. Masen e formuar vendoseni ne zonat problematike dhe lereni per disa 10-20 minuta. Pastrojeni fytyren me pambuk me uje.

Kjo maske eshte e efektshme fale perberesit te saj, acidit salicilik i cili vepron si nje peeling kimik per kurimin e akneve. Eshte perberesi me i zakonshem edhe ne kremerat e gatshem. Ndersa limoni vepron si eksfoliues duke hequr qelizat e vdekura te lekures. Ai gjithashtu ndihmon ne permiresimin e pamjes dhe njetrajtshmerise se lekures, redukton inflamacionet dhe zbeh shenjat e akneve. Ne kete menyre aknet thahen dhe zhduken shume shpejt.

Por kujdes, mos e perdorni kete paste cdo dite, 2-here ne jave jane te mjaftueshme. Para se ta aplikoni ne fytyre gjithmone lajeni per te hequr makeup-in apo papastertite. Pas aplikimit dhe larjes se maskes, perdorn nje krem hidratant sepse lekura thahet.

Maske me tershere

1/4 filxhan me tershere

1/4 filxhan me uje te valuar

Vereni ujin te zieje dhe grini teresheren ne nje grires. Perziejini bashke derisa te formohet maska. Aplikojeni masken kur ajo te jete ftohur dhe lereni te veproje per 10 minuta. Shpelajeni mire me uje te vaket.

Pse kjo maske eshte efektive kunder akneve?

Tershera ka veti qe te sheroje inflamacionet dhe te reduktoje skuqjen e lekures si pasoje  e akneve. Ajo lufton 3 faktoret kryesore qe shkaktoje aknet: yndyren e lekures, qelizat e vdekura dhe bakteret. Ajo vepron gjithashtu si tonik duke pastruar dhe minimizuar poret.

Mund te shtoni edhe perberes te tjere si mjalt apo “tea tree oil” te cilat ndihmojne ne kurimin dhe qetesimin e akneve.

Pasta e dhembeve

Ne fakt per pasten e dhembeve ka shume opinione kontradiktore sepse ajo mund te kete efekte pozitive per disa persona ndersa te te tjere mund te shkaktoje irritime.

Kjo metode natyrale eshte shume e perdorur per 2 arsye: e para sepse eshte me kosto te paperfillshme dhe e dyta sepse ka ndikim te shpejte tek aknet. Por pasta e dhembeve duhet perdorur vetem per trajtim lokal, direkt tek pucra dhe jo ne te gjithe fytyren. Nese lyeni te gjithe fytyren rrezikoni irritim, skuqje dhe djegie te lekures.

Vecoria  e pastes se dhembeve qendron ne faktin qe ajo i perthan pucrat fale perberisit te saj sulfur. Mos perdorni pasta te cilat kane efekt zbardhues, ne forme xheli apo me permbajtje kanelle, sepse mund te shkaktojne inflamacione njelloj sikur te keni perdorur perioksid hidrogjeni.

Aloe Vera

Tashme kjo bime eshte e njohur per te gjithe per vetite dhe benefitet e saj. Ajo perdoret gjeresisht neper kremera dhe produkte kozmetike apo farmaceutike. Nje forme e perdorimit te saj eshte per trajtimin e akneve. Aplikojeni direkt ne zonen problematike dhe jo ne te gjithe fytyren. Vetite e Aloe Vera kane te bejne me uljen e enjtjeve dhe skuqjeve, gjithashtu e ben lekuren me te bute e te njetrajtshme.

Perdorini keto maska si nje alternative te mire ne luften kunder akneve e nese nuk ndjeni permiresime, konsultohuni me nje dermatolog apo estetiste te specializuar.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Tre rregulla bukurie që do t’ju bëjnë të dukeni mirë pa u munduar shumë

Publikuar

-

keshilla bukurie

Mblidh flokët gjatë gjumit

Mund t’i kapësh me një lidhëse, apo thjesht t’i largosh nga fytyra. Është shumë e rëndësishme që të largosh flokët nga fytyra gjatë gjumit.  Flokët kanë elemente të dëmshëm si pluhur apo elemente të tjera, që mund të shkojnë në lëkurën e fytyrës gjatë gjumit.

Hiq makeup-in para se të flesh

Pjesa më e madhe e grave bën tualet çdo ditë, kjo bën pjesë në normalitetin e tyre. Ka rëndësi që çdo natë para se të bini në gjumë të hiqni tualetin. Kjo duhet bërë për të çliruar poret dhe për t’i dhënë mundësi atyre që të marrin oksigjen.  Gjithashtu nëse qendroni për shumë kohë me makeup në fytyrë nga bllokimi i poreve mund t’ju krijohen akne, apo puçra.

Të qendrosh e hidratuar

Hidratimi gjatë ditës ndihmon në uljen e fryrjes si dhe në eleminimin e toksinave në trup.  Kjo bën që edhe lëkura të duket më e butë si dhe të jetë më e shëndetshme.  Të pish ujë rregullisht gjatë ditës është një këshillë që mjekët dhe estetistët e japin me shumë entuziazëm. Kjo jo vetëm për shëndetin e lëkurës, por edhe për shëndetin e përgjithshëm./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Femra

Brenda mendjes së grave/ Ju zbulojmë fantazitë më të errëta të tyre

Publikuar

-

fantazite e grave

Një studim tregon se gratë mund të arrijnë orgazmën edhe me anë të imagjinatës. Ajo çka imagjinojnë më shumë gratë është një burrë i tretë në marrdhënien e tyre.

Një tjetër  ekspert shprehet, se gratë nuk kanë fantazi seksuale që lidhen me përdhunimet. Gjithsesi ato mund të “aktrojnë” sikur janë duke përdhunuar për të përmbushur fantazitë e partnerëve.

Të të shohin teksa bën seks është eksituese për gratë dhe bën pjesë në fantazitë më të gjalla të grave. Në vendin e parë të sipas studimeve është fantazia e grave për të bërë seks në publik./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Cilësitë e një gruaje me klas/ Nuk kanë të bëjnë aspak me veshjet e shtrenjta

Publikuar

-

cilesite e nje gruaje me klas

Edukatë dhe mirësjellje

Një grua me klas nuk është kurrë agresive, ajo e ngre zërin shumë rrallë dhe i trajton të tjerët me respect dhe mirësjellje. Është shumë e gatshme që të zgjidhë problemet dhe keqkuptimet me dialog. Nuk i ka qejf thashethemet dhe nuk i kushton aspak rëndësi fjalëve që thuhen për dikë, apo diçka.

Buzëqeshja

Një grua me klas është e qeshur dhe  e njeh mirë vlerën e një buzëqeshje. Vështirë ta shohësh atë të acaruar apo të vrenjtur. Ajo e di mirë që buzëqeshja është çelësi më i mirë për të dalë nga situatat e sikletshme.

Aroma

Cilido qoftë stili i saj, një grua me klas di që t’i përshtasë edhe aromën në mënyrë perfekte. Ato më romantiket zgjedhin aroma lulesh, ndërsa gratë më të forta zgjedhin aroma më karakteristike.  Çdo grua me klas ka një aromë të vetën e cila e dallon nga gratë e tjera./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: