Connect with Us

Revolucioni francez i këmishës

Fashion

Revolucioni francez i këmishës

Publikuar

-

Në vitin 1789, Revolucioni francez largon parruket e pudrën dhe aristokratët çohen në gijotinë me këmishët e tyre të bardha. Revolucionarët nisin të mbajnë këmisha të thjeshta më përbërje pambuku. Por, rolin kryesor këmisha e merr gjatë viteve ‘800 teksa shpiket edhe makina qepëse, e cila lejon që asaj t’i bëhen prerje dhe forma të ndryshme.

Megjithatë deri në këto vite, këmisha ishte një zgjedhje kryesisht mashkullore, pasi femrat gjithmonë e vishnin atë nën korsetë e shtrënguara, ose si veshje gjumi. Vetëm pas vitit 1880, ajo do të nxirret në pah mbi veshjet e kohës, kryesisht e dekoruar dhe e qëndisur. Në vitin 1905, May Sutton fi ton turneun e Wimbledon-it, e veshur me një këmishë të bardhë të të atit.

Ajo konsiderohet si skandaloze, sidomos përveshja e mëngëve për shkak të vapës. E pas kësaj shembujt në botën e kinematografi së, muzikës apo modës janë të shumtë. Coco Chanel është përsëri simboli i feminilitetit me kombinimin fund i gjatë i zi dhe këmishë e bardhë. Jo më mbrapa mbetet Greta Garbo e cila thuhet se ka pasur në gardërobën e saj plot 600 këmisha të bardha. Edhe Audrey Hepburn do të jetë një adhuruese e madhe e këtij simboli, teksa e vishte atë me pantallona deri tek kaviljet. Katharine Hepburn prezantonte nga ana tjetër një stil mjaft klasik.

LEXO EDHE:  Nga veshjet e zeza tek çantat me rrip/ 6 fakte që jo të gjithë i dinë për Coco Channel

E njëjta gjë vlen edhe për Meryl Streep tek “Afrika ime”. Diane Keaton në fi lmin kult të Woody Allen “Unë dhe Annie” sjell këmishën metropolitane. Edhe Jane Fonda e më vonë Julia Roberts e propozojnë atë fuqishëm në role protagonistesh të suksesshme. Në vitin 2009, këmisha e bardhë ishte trendi absolut I shumë pasarelave dhe koleksioneve më të njohura, por pavarësisht ulje-ngritjeve ajo mbetet gjithmonë e pranishme.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Fashion

Na duhet patjetër/ Aksesori që nuk do të dalë kurrë nga moda

Publikuar

-

Nga

cna lajm show

Asksesorët janë të domosdoshëm për të plotësuar pamjen tonë.

Le të ndalemi pak tek çantat.

Ahh çantat! Nuk ngopemi kurrë me to!



Ҫantat e lëkurës janë një nga aksesorët më jetëgjatë të garderobës sonë. Janë të kombinueshme me atë fustanin e lehtë të bardhë veror apo kur veshim xhinset e shkurtra dhe një T-shirt të thjeshtë. Janë ideale për periudhën e verës dhe nuk dalin kurrë nga moda.

LEXO EDHE:  Nga veshjet e zeza tek çantat me rrip/ 6 fakte që jo të gjithë i dinë për Coco Channel

LEXO EDHE:  Foto/ Kombinimet e këmishës së bardhë për këtë sezon

Që nga modelet kontemporane dhe ato retro, të mbajtura në dorë, në shpinë apo krahë-qafë, janë blerja më e zgjuar që mund të bëni me një diversitet modelesh.

Ne ju sjellim çantat e lëkurës më të bukura, ato modernet dhe ato që ju rikthejnë këtë verë shpirtin retro, ja modelet më tërheqëse që ju sugjerojmë për këtë verë!

LEXO TE PLOTE

Fashion

Xhinset më stil të sezonit të dimrit/ Duhet t’i keni patjetër në garderobë

Publikuar

-

Nga

cna, lajm, fashion

Pak rëndësi ka se sa xhinse ne kemi në garderobën tonë. Gjithmonë na duhen më shumë! Xhinset janë një element i rëndësishëm i veshjeve pothuajse për të gjithë. Kjo do të thote se xhinset nuk do të dalin asnjëherë nga moda.

Kujtojmë se xhinset nuk ishin gjithmonë pjesë etrendeve më në modë. Gjatë vitit 1800 ato u bënë pjesë e veshjeve të punëtorëve përshkak të materialit të tyre të qëndrueshëm.

Gjatë këtij sezoni dimri kini parasysh disa prej tendencave më të fundit.

LEXO EDHE:  Mateo Salvini sulmohet fizikisht nga një grua/ E kap për këmishe dhe i këput kopsat

LEXO EDHE:  "Koha nuk pret"/ Meta, del nga kontrolli, bën thirrje për revolucion



1-xhinse të gjera më ngjyrë toke (Kafe, bezhë, kafe e hapur, gri)

2- Slim (Xhinse të ngushta) Po, do keni mundësi ti kombinoni shumë kollaj më bluzat e gjera dhe pulovrat.

3-Xhinst ekologjike. Gjithnjë e më shumë konsumatorët po shprehin një dëshirë për t’u kujdesur për planetin, madje edhe shitësit me pakicë po krijojnë koleksione të xhinsit ekologjik të bëra nga materiale me bazë bimore që mund të dekompozohen, duke sjellë në këtë mënyrë material me një ndikim minimal mjedisor./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Fashion

Shtoni elegancë në pamjen tuaj/ Tendencat e bizhuterive që do ju duhen gjatë sezonit të dimrit

Publikuar

-

Nga

cna lajm show

Gjatë sezonit të dimrit duhet ti kushtojmë shumë rëndësi jo vetëm veshjeve por edhe aksesorëve, veçanërisht bizhuterive.

Nuk ka asnjë gjë të keqe të eksperimentoni dhe të gjeni ato bizuteri që përshtaten më shumë më tipin dhe stilin tuaj.



Gjithsesi duhet të krijoni një ide në lidhje me tendecat më të fundit të bizhuterive për dimër.

LEXO EDHE:  Rama thumbon ‘kadrinjtë’/ Iku dhjetori pa revolucion

LEXO EDHE:  Një revolucion shumëngjyrësh në Bjellorusi? Ndoshta, por jo tani

Si fillim kini parasysh…është rithyer moda e vitetve 80’ edhe për këto aksesorë./CNA.al

Bizhuteri të mëdha

Vathë të gjatë (shumë të gjatë)

Bizhuteri me perla

Vathë Hajmali

LEXO TE PLOTE