LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një tjetër sulm ndaj aktorit Laert Vasili

25 Janar 2017, 08:44, Aktualitet CNA

Natën e mbrëmshme, automjeti i aktorit Laert Vasili është përfshirë nga flakët. Kjo ngjarje është shënuar pranë banesës së tij, te ?Tregu Elektrik? në Tiranë dhe për fat të keq, kjo situatë po ndodh pas një sulmi të ndodhur më herët.

Blutë e Tiranës kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kane konstatuar se zjarri ka nisur për shkak të një defekti elektrik të automjetit.

Kujtojmë se pak muaj më parë, aktori u sulmua nga disa persona të panjohur dhe u godit me grushte në fytyrë. Po në atë periudhë ai deklaroi se kishin tentuar ta grabisnin. /CityNews/

Lajmet e fundit nga