LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kush fshihet pas fustaneve të Zonjave të Para?

25 Janar 2017, 11:30, Lifestyle CNA

Kjo ndoshta është veshja më e rëndësishme që një Zonjë e Parë do të veshë ndonjëherë (përveç fustanit të nusërisë ndoshta). Me kalimin e viteve, inaugurimi i fustaneve të tilla ka kapur titujt e botës, ka shënuar stilin e kohës dhe janë përjetësuar si librat e historisë së modës duke reflektuar përgjithmonë.

Për Melania Trump nuk ka fare presion, a thua ajo ka kombinuar veshjen e saj duke u frymëzuar nga Zonjat e mëparshme? Shihni më poshtë galerinë tonë me fustanet më të rëndësishme në historinë e inaugurimit?

1961: Së pari, është Jacqueline Kennedy, e cila kishte veshur një fustan të bardhë dhe një pelerinë. Ajo me qëllim zgjodhi ngjyrën e bardhë që të dallohej dhe dominonte në fotografitë e aso kohe bardhë e zi.

1965: Lady Bird Johnson, gruaja e Presidentit amerikan Lyndon Johson, kishte veshur një fustan të verdhë prej sateni të dizajnuar nga John Moore. Kjo pamje amerikaneske u plotësua edhe me një palë dorëza të bardha dhe perla.

1969: Mrs. Pat Nixon gjithashtu ka sjellur një pamje me nuancë dielli për të sjellë optimizëm për ditën e inaugurimit të bashkëshortit të saj. I tërë fustani ishte i mbushur me kristale Swarovski.

1973: Kur bashkëshorti i saj u rizgjodh edhe për katër vjet me radhë, Pat Nixon zgjodhi një fustan nga Adele Simpson për ballon e dytë të inaugurimit.

1977: Rosalynn Carter ka dërguar një mesazh të fuqishëm kur ka riveshur fustanin e blerë nga Mary Matise të cilin e kishte veshur për inaugurimin e burrit të saj, si Guvernator i Gjeorgjisë, ishte një vendim shumë i ndjeshëm, i bërë në kohën kur shumica e vendit ishte në luftë ekonomike.

1981: Nancy Reagan zgjodhi një fustan me një krah nga James Galanos, duke simbolizuar një epokë të re të glamurit në Shtëpinë e Bardhë.

1985: Me ngritjen e sërishme në detyrë, gruaja e Reagan pati jehonë me pamjen e saj origjinale, duke veshur një fustan me mëngë të gjata nga Galanos.

1989: Barbara Bush zgjodhi një fustan madhështor kadifeje dhe material tafti, një model shumë i veçantë aso kohe.

1993: Hillary Clinton zgjodhi një pamje mbretërore me nuancë të purpurtë nga dizajnerja Sarah Phillips, e cila shkëlqeu dhe ishte nëqendër të vëmendjes.

1997: Kur Bill Clinton u rizgjodh, Hillary kësaj radhë vendosi për një fustan nga Oscar de la Renta, e cila ia bashkangjiti një pelerinë për pamje sa më madhështore.

2011: Laura Bush zgjodhi një dizajn nga Michael Faircloth, nga Teksasi. Veshja e saj u konsiderua si diçka hyjnore dhe një deklaratë e krenarisë për ahengun e saj.

2005: Laura Bush bëri jehonë ndaj Hillary-t duke zgjedhur një fustan të Oscar de la Renta, kur burri i saj u rizgjodh në vitin 2005.

2009: Michelle Obama kishte veshur një fustan një krahësh nga Jason Wu, duke ia vendosur emrin e dizajnuesit të ri në hartën e modës. Fustani i saj i bardhë, romantik dhe krahët e zbuluara, simbolizonin një imazh të fuqishëm të një gruaje moderne.

2013: Michelle kishte veshur sërish fustan të dizajnuar nga Jason Wu, kur burri i saj u rizgjodh katër vite më vonë. Këtë herë ajo ndryshoi ngjyrën, duke zgjedhur nuancën e kuqe me model në qafë.

Lajmet e fundit nga