LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

KORÇË/ Nuk iu bindën policisë, braktisin makinën me mallra ushqimorë

25 Janar 2017, 13:55, Aktualitet CNA

Nga ana e policisë së Korçës është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i një 36 vjeçari. Ky shtetas në bashkëpunim me një 24 vjeçar, nuk i janë bindur urdhërit të policisë për të ndaluar dhe janë larguar me shpejtësi. Në automjetin në të cilën udhëtonin, ishin ngarkuar mallra të ndryshme ushqimore, për të cilat paguhet akcizë.

“Në vijim të informacionit datë 24.01.2017, i cili bën fjalë për fillimin e procedimit penal ndaj dy shtetasve për veprat: ?Kontrabanda me mallra të tjera?dhe?Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik?, lidhur me këtë rast ju sqarojmë se nga shërbimet e Policisë Kufitare Korçë  u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim, Petre Tane, 36 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin A.M, 24 vjeç, duke udhëtuar me një automjet me targa të huaja, nuk i janë bindur urdhërit të policisë për të ndaluar, por janë larguar me shpejtësi. Automjeti u gjet i braktisur në fshatin Diellas-Pustec, i ngarkuar me mallra të ndryshme ushqimore, për të cilat paguhet akcizë)

Materialet  i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme. /CityNews/

 

 

 

 

 

 

Lajmet e fundit nga