LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Greva e të përmbyturve/ Voltana Ademi: Rama po hakmerret sepse Shkodra nuk e voton

25 Janar 2017, 18:02, Aktualitet CNA

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ka komentuar grevën e urisë zhvilluar nga të përmbyturit, të cilët kërkojnë dëmshpërblimet.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ademi shkruan se në vend që qeveria të japë zgjidhje për njerëzit, ofron dhunë dhe kordona policie.

Sipas saj, të përmbyturit janë në të drejtën e tyre, por diskriminohen hapur nga Edi Rama e qeveria e tij.

Ajo shprehet se Rama po hakmerret ndaj Shkodrës pasi nuk votohet.

Postimi i Ademit

Pra kjo është alternativa e kësaj qeverie për Shkodren, asnjë lek, asnjë fond, asnjë interesim. Në vend të zgjidhjeve për njerëzit, ofrohet dhunë, kordona policie.

Të përmbyturit janë në të drejtën e tyre, por diskriminohen hapur nga Edi Rama e qeveria e tij që pas braktisjes po tenton të fuse dhe konfliktin në qytetin më të madh të Veriut. Meqe ai nuk votohet në Shkodër, hakmerret dhe çon deri në fund trillet e tij. Nuk i ka bërë mirë llogarite. Shkodra dhe shkodranët nuk jane sunduar me polici e forca të armatosura as në ditët me të këqia të diktatures. është koha që ai të reflektoje, të ndryshoje raportin me Shkodrën, duke respektuar në mënyrë të barabartë të drejtat e çdo individ në këtë vend, e të ushtroje detyrimin që ka si kryeministër.

Lajmet e fundit nga