LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Del emri/Kush është ish-drejtori që lejoi përgjimet në burgje?!

25 Janar 2017, 11:27, Aktualitet CNA

Vijon Komisionit Hetimor për pajisjen e përgjimit ?IMSI Catcher?. Pas kryepolicit të burgut të Elbasanit, në komision ka dëshmuar ish-shefi i policisë në IEVP Peqin, Besnik Kaptelli, i cili aktualisht mban detyrën e shefit të policisë në IEVP Rrogozhinë.

Mes pyetjeve të shumta nga deputetëve demokratë, Kaptelli ka zbuluar dhe emrin e parë. Kështu, ka dalë emri i ish-drejtorit të burgjeve, Arturo Zoto, i cili ka urdhëruar futjen e punonjësit të policisë, Eltion Xhelili.

Ka qenë deputeti Qefalia, që e ka pyetur Kaptellin se kush e ka urdhëruar nga lart për t?u takuar me punonjësin e policisë.
?Për të marrë kontakt me këtë, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve?, është përgjigjur ai./CityNews

Lajmet e fundit nga