LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Uji dhe rrugët/Rama mbledh kryebashkiakët: E rëndësishme marrëdhënia me qeverinë

24 Janar 2017, 10:35, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me krerët e bashkive në vend. Takimi ka në fokus financimin e ujit dhe rrugëve rurale.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama e pranoi hapur se me rëndësi thelbësore është marrëdhënia mes qeverisë dhe bashkive.

?Dua të fokusohem sot te domosdoshmëria për të thelluar më tej një tjetër komponent të këtij programi që është rrjeti i ujitjes dhe rrugëve rurale, për të cilin ka 136 projekte. Me rëndësi të madhe marrëdhëniet qeveri-bashki. Duhet rritur shpejtësia dhe cilësia e të gjithë procesit të prokurimit, pasi ka jo pak procese që zvarriten. Do të konsolidojmë pushtetin vendor. Me rëndësi që brenda muajit maj të kemi hyrë në izaurimin e këtyre projekteve që i përkasin kullimit./CityNews

Lajmet e fundit nga